23 personalite, Ramës: Hiqe pritën, voto 3 ligjet

Postuar në 12 Janar, 2013 03:11

 

Një listë prej 23 personalitetesh shqiptare mes tyre, mjek, sportistë, aktorë, profesorë, shkrimtarë, dirigjentë i janë drejtuar me një letër të hapur kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama ku i bën thirrje të votojë 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Ai që kërkon të na rreshtojë nga prapambetja, nga kulturat e pafrytshme dhe të  padobishme, nga “as këndej e as andej”, ai që do të bëjë lojën e vjetër e të fëlliqtë, aroma e së cilës na i ka qelbur livadhet e shpresës jo rrallë  herë gjatë historisë sonë, ka për të fituar ndëshkimin e Zotit dhe të shpirtrave libertinë shqiptarë.

Liria jonë s’ka çmim. Dinjiteti ynë duhet të jetë i pacënueshëm. Nuk mundet më të shihemi nga të tjerët si qytetarë të dorës së fundit. Kjo është fyese për fëmijët  tanë. Këtë, ne nuk e falim. Ata nuk mund të rriten më me modelin fytyrështrembër të së kaluarës. Mjaft më! Z. Rama, hiqe pritën! Z. Rama lejo deputetët të votojnë 3 LIGJET!”- thuhet ndër të tjera në peticionin e nënshkruar nga këto personalitete;

  1. Prof. Dr. Pal Xhumari
  2. Prof. Arvin Dibra
  3. Dr.Shkencave Mirela Xhafa
  4. Prof. Xheladin Dracini
  5. Dr.Shkencave Sajmir Heba
  6. Prof.Dr. Silvana Bali
  7. Prof. Dr. Hasan Hafizi
  8. Lusianda Shkembi   Mjeke
  9. Dhimitraq Argjiri   Mjek
  10. Natasha Themeli    Mjeke
  11. Olta Gixhari   Aktore
  12. Llaqi Nako    Baletmaester
  13. Prof.Dr. Nora Çashku   Pianiste
  14. Arben Morina  Piktor
  15. Kristi Bello   Kompozitor
  16. Agron Tufa  Shkrimtar, Drejtori i Institutit te Studimeve te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit
  17. Prof.Dr. Muharrem Dezhgiu
  18. Visar Zhiti   Shkrimtar
  19. Prof. Salvator Bushati   Akademik
  20. Niko Xhaçka  Mjeshter i madh i Sportit
  21. Bujar Llapaj  Dirigjent
  22. Gezim Peshkepia  ish I burgosur politik
  23. David Tukiqi    Kompozitor

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.