“Qeveria në detyrë kushtetuese”

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:34

"Këto ditë, zoti Edi Rama, kryetar i mazhorancës së re, ka ndërmarrë sulme dhe kërcënime ndaj institucioneve kushtetuese të vendit, veprimtarisë normale të qeverisë, vendimeve të saj". 

Ky është përkufizimi që Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrjes së kryetarit të Partise Socialiste, Edi Rama, fitues i zgjedhjeve, qe te mos marre vendime deri ne krijimin e nje qeverie te re, por te kaloje ne nje faze kujdestarie te qeverise. 

Zedhenesja e Kryeministrit, Erla Mehilli renditi te gjitha nenenet e kushtetues per te argumentuar se mandati qeverises shtrihet deri ne diten e betimit te Kryeministrit te ri, ne fillim te shtatorit dhe si i tille çdo vendim i qeverise aktuale eshte kushtetues.

"Pra, kjo qeveri ka mandat të plotë Kushtetues për të ushtruar pushtetin e saj ekzekutiv në zbatim të programit për të cilin është votuar gjer ditën e fillimit të mandatit të mazhorancës së re. Të gjitha vendimet e Qeverisë janë dhe do jenë në përputhje me programin e saj të mandatit që ushtron dhe të bazuara në Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Sali Berisha e ka cilesuar si antikushtetuese dhe revanshiste kerkesen e Edi Rames per qeveri kujdestare dhe paralajmerimin e tij per subjektet private qe bashkepunojne me qeverine aktuale pas 23 qershorit. Nje kerkese e tille sipas zotit berisha gjendet ne kushtetuten e Bangladeshit, por jo ne kushtetiten e Republikes se Shqiperise. 

"Antikushtetuese dhe dëshmi e revanshit të papërmbajtur janë sulmet dhe kërcënimet e zotit Rama ndaj institucioneve të vendit. Antikushtetues është  pretendimi i tij për qeveri kujdestare. Kushtetuta e Shqipërisë dhe e asnjë vendi në Europë, por dhe thuajse në tërësi, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, nuk njohin e nuk parashikojnë qeveri kujdestare, të lidhura me zhvillimin e zgjedhjeve", tha Mëhilli. 

Me kerkesen qe i ka drejtuar edi rames, sali berisha duket se po paralajmeron edhe pergatitjen e nje opozite, qe, pavaresisht numrave te reduktuar, pritet te jete nje opozite me intensitet te larte. 

"Kryeministri i kërkon zotit Rama të heqë dorë nga kërcënimet dhe sulmet ndaj institucioneve kushtetuese dhe siguron qytetarët se qeveria në detyrë do te vazhdojë normalisht përmbushjen e detyrimeve të saj dhe se Kushtetuta dhe institucionet e vendit nuk do mund të pengohen, as edhe të ndikohen nga revanshi i papërmbajtur i tij ndaj tyre", tha Mëhilli.
 

 

Top Channel
 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.