Për çfarë protestojnë ende këta pazarxhinjtë?

Postuar në 20 Mars, 2024 10:02

Janë mbledhur dje në rrugën “Mustafa Matohiti” anëtarë të Partisë Demokratike që si çdo natë kanë dëgjuar fjalimet e Sali Berishës nga dritarja e shtëpisë së vet. 
Është një tubim që mbivendos absurden mbi teatralen pasi tashmë arsyet e protestës te “rruga e shpresës” nuk qëndrojnë. 

'Rithemelimi' ka arritur marrëveshje me Edi Ramën, jeta parlamentare është normalizuar dhe me gjasë edhe për projektin e Sazanit kanë dakordësi të dyja grupimet. 
Mbetet vetëm Sali Berisha në dritare me hallin e tij të arrestit shtëpiak. Pse protestojnë pra qëndrestarët? 

Sigurisht një pjesë kanë detyrime ndaj Berishës, e qartë. Një pjesë duan të afirmohen, të tjerë ndoshta kanë shtëpinë afër. Por kjo vetëm protestë publike nuk mund të quhet tashmë dhe ata njerëz aty duhet të kenë dinjitetin që të kuptojnë se janë qesharakë përtej çdo kufiri, edhe me standardin e tyre. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Berisha tashmë është diskredituar në mënyrë të gjithanshme si politikan. Po shfrytëzon karizmën dhe besimin e pjesës më militante për qëllime personale.

Submitted by Doktor Mortja (not verified) on

berisha eshte shembull!
Kush bertet, çirret e shkaterron me shume , edhe pse ne opozite, aq me te larte e ben kullen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.