Korsika, një hap më afër autonomisë

Postuar në 13 Mars, 2024 16:10

Koriskanët duket se kanë arritur më në fund të drejtën për autonomi nën Republikën Franceze. Lajmi për një marrëveshje raportohet nga mediat e Francës që flasin për një tekst “që siguron një status autonomie për Korsikën”, 50 vjet pas nisjes së lëvizjes së armatosur korsikane.

Drafti u premtua nga presidenti Macron në fund të vitit të shkuar dhe sipas tij, ligjet dhe rregulloret do të adaptohen në ishull nën mbikëqyrjen e gjykatave franceze. Ky lëshim është pritur pozitivisht nga pala korsikane që ka cilësuar se bëhet fjalë për “pushtet legjislativ”. Korsikanët kërkojnë edhe njohjen e një gjuhe zyrtare si dhe mbrojtjen nga blerjet e pronave nga jashtë ishullit. Ishulli iu ble Gjenovës në vitin 1768 dhe në aspektin etnolionguistik paraqet specifika të dallueshme.

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Ne nje tregim te tijin, ku rrefen historine e nje cifti te dashuruar qe per t'i shpetuar skandalit, fshihet ne ishull, Mopasani ben nje pershkrim interesant per kulturen e ketij populli. Sipas tij, ne ishull, nuk kishte pothuaj asnje shenje kulture dhe qyteterimi; krejt ndryshe nga Italia (mesa duket e konsideronte si pjese te hapesires se saj kulturore), ku edhe cdo gur krejt i rastesishem ne ane te rruges, te duket sikur eshte vendosur enkas aty dhe i gdhendur me art...
Kjo, dhe pershkrimi i disa zakoneve te cuditshme, krejt te ndryshme nga ato te francezve dhe italianeve, si prsh ai i hakmarrjes, me kujtoi Shqiperine tone. Ky tregim i bukur, ashtu si te gjithe tregimet e ketij gjeniu te rrefimit, me la megjithate nje shije te hidhur dhe trishtim qe me ka ngelur qe atekohe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.