Kemi raportet më të mira me Kosovën që nga 2008. Nuk qe e thënë që drafti i Kryeministrit tonë të ecte!

Postuar në 08 Janar, 2024 16:41

Ka dhënë një intervistë për KosovaPress, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj. Ai ka bërë thirrje që Kosova të nisë krijimin e Asocacionit duke e dërguar paraprakisht draftin përkatës në Gjykatën Kushtetuese. Sigurisht që zoti Malaj nuk ka harruar në asnjë rast të përmendë dhe referojë deklarimet e “kryeministrit tonë” që nuk mund t’i mungojë në asnjë rast zgjidhjeve të krizave të mëdha të kohës që jetojmë.

Janë gjëra të marra përsipër, po flas në këtë rast për Kosovën e mos të flas për Serbinë dhe padyshim që Serbia vendos ngërçet e veta dhe asnjë herë nuk shkon më tej, sa thotë ‘po’, e thotë ‘jo’ të nesërmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahje të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko-gjerman dhe bërjen e Asociacionit. Kryeministri jonë (Edi Rama) ka paraqitur edhe një draft, por nuk ishte e thënë që të ishte ai draft. Kosova mund ta bëjë vetë draftin apo në rastin konkret që i është servirur nga aleatët ndërkombëtar. Por, unë di të them që Kosova e ka hedhur hapin e duhur dhe kryeministri jonë e ka mbështetur këtë gjë. Kryeministri Rama duke thënë që “Kosova tashmë ka bërë atë që duhet të bëjë, mirëpo ngelet të bëhet implementimi i saj”. Kuptohet që aleati ynë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, QUINT-i të gjithë e kanë thënë dhe e thonë fort që ky Asociacion nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nga ana tjetër duhet patjetër të ekzekutohet patjetër duke shkuar në Gjykatën Kushtetuese, duke marrë vërejtjet siç po ndodhë

citohet Malaj.

Ky koment të kujton një grimcë humoristike të Agron Llakajt në vitin 1991 kur duke u hequr si një ekonomist i ri dhe me përvojë e shpjegonte kështu konceptin e shumëpërfolur asokohe të “Mekanizmit të Ri Ekonomik”: Ç’a të thotë vëllai ty! Përtej këtij momenti, zoti Malaj e ka më në fund një mendim të vetin, edhe ky i krijuar nga kontaktet me njerëz në Prishtinë e Kosovë. Sipas tij, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë më të mirat që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Marrëdhëniet janë shumë të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë. E them këtë edhe nga marrëdhëniet që kam me politikën këtu në Kosovë, por edhe me njerëzit e thjeshtë, kështu që ato janë të mira dhe janë më të mirat e mundshme ndoshta që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo është edhe fjala që kam marrë edhe nga politikanët këtu në Kosovë. Gjithçka funksionon, gjithçka ka atë lidhjen e vet në fusha të ndryshme qoftë për siguri, bashkëpunimin tregtar, rend e shëndetësi, arsim dhe kulturë. A ka mundësi për të bërë shumë më tepër pa dyshim që ka, prandaj, janë institucionet qoftë në Kosovë dhe Shqipëri

shprehet ai me një shqipe pohuese që ngjan se hedh bazat e një lloji të ri Pozitivizmi që funksion sipas parimit “themi jemi mirë që të bëhet mirë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.