Hamasi është një Ide. Do të vrasim terroristët, por jo Idenë

Postuar në 14 Dhjetor, 2023 18:58

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, ish-kreu i shërbimeve të brendshme të sigurisë në Izrael, Yaakov Peri, shprehet se goditja e spitalit Al-Sifa ka ardhur për shkak se aty është stacionuar një qendër komande e Hamasit. Dhe kjo sipas tij u konfirmua pas kontrolit të kryer nga forcat izraelite. Peri shprehet se Izraeli ka paralajmëruar palestinezët të largohen që aty dhe ka ofruar ndihmë për këtë gjë. Lidhur me problemin politik që shtron një organizatë si Hamas, Peri ndër të tjera shprehet se:

Hamas nuk është thjesht një organizatë, por një ide. Hamas kujdeset për nevojat e një personi të thjeshtë, si arsimi, shëndeti dhe kjo është pse njerëzit i qëndrojë besnik. Kështu që kemi një organizatë që nuk mbulon vetëm pjesën fetare, por ka edhe karakteristika sociale. Ka shumë mbështetës të Hamasit dhe qytetarë që duan që ai të ekzistojë që të mund të plotësojnë nevojat e familjes së tyre. Ndaj, ne nuk do të jemi në gjendje të vrasim idenë, por terroristët. Ideja do të mbetet dhe unë shpresoj që të mos rikthehet nën një tjetër emër

Është një mesazh i ftohtë që thotë se Izraeli nuk mund të asgjësojë një fantazëm, por vetëm një infrastrukturë. Një luftë e humbur me një betejë të fituar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.