Video/Takimi Rama-Sunak me aperturë propagandistike në shqip

Postuar në 23 Mars, 2023 19:35

 Kryeministri Edi Rama ka postuar pak më parë një material të shkurtër video nga pritja që i është bërë në Britaninë e Madhe nga homologu i tij, Rishi Sunak. Materiali është i titruar anglisht dhe shqip dhe duhet thënë se ai luan shumë mirë efektin propagandistik.

Z. Rama ka folur në mënyrë direkte për çështjen e emigracionit dhe kriminalitetit shqiptar të përmendur në mediat britanike, duke u kujdesur të nxjerrë shembuj që mësojnë se përgjithësimi nuk vlen si argument. Takimi u parapri nga një seri njoftimesh për intervistë në radio, takim me përfaqësues të Parlamentit, e gjitha në një masë përpunimi opinional për t’i dhënë vizitës një dimension që nuk lidhet ngushtësisht me një temë të caktuar. 

Në planin diplomatik duhet të themi se z. Rama nuk ka të sharë, sidomos në diplomacinë publike. Por diplomacia nuk është Politika e Jashtme. Puna është te produkti dhe zotimet si dhe zgjidhja e problemeve të krijuara dhe për këtë na duhet të presim marrëveshjet e diskutuara apo masat që do të merren. Ta pranojmë edhe që loja e imazhit, sportist, artist, pedagog e të tjera marifete mediatike ka ngjitur mirë. Një ditë para takimit Edi Rama u shfaq në “The Guardian” si një piktor, artist e kështu me radhë që është edhe politikan. Diçka që duket se për çudinë e madhe komplekson një sërë politikanësh jashtë vendit përballë kësaj figure që sugjerohet në media se di shumëçka. Ndodhi edhe kjo: të komplekson Edi Rama, por diplomaci është dhe ta pranojmë se zotëria e ka këtë aftësi.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Ju vetem kritikoni Ramen dhe shani zdromsin Eri.
Kur nuk pelqen dike duhet te besosh ne nje oponent tjeter, gje qe ju nuk e nxirrni ne pah.
A mos valle do te kenaqeshe po te ishte Saleh plehu aty? Patjeter qe ky i fundit do t'i kerkonte Rushitit qe te gjithe refugjatet apo emigrantet illegal te mos I dergonte ne Rwanda por ne Shqiperi.
Sa te kete mbeshtetjen e Amerikes Edvini do te jete ne pushtet, dhe mire ben. Eshte strateg dhe politikan i zgjuar.
E pacim sa malet, marrte nga ditet e atyre qe e kane inat, jo si Enveri qe merrte nga ditet e atyre qe e adhuronin.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.