Spekullime mediatike se kreu i ushtrisë ruse është plagosur

Postuar në 10 Maj, 2022 10:05

Media të ndryshme po spekullojnë se shefi i shtabeve të Bashkuara të ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, është plagosur.

Lajmi në fakt u qarkullua edhe një javë më parë dhe lidhej me një vizitë të Gerasimov në Ukrainë, në rajonin Izyum, ku thuhet se do të merrte në dorë drejtimin operativ dhe taktik të veprimeve të ushtrisë.

Lajmin së pari e dhanë mediat ukrainse, qysh më 1 maj, lajm I cili u përcoll edhe nga një portal i pavarur rus sipas të cilit Gerasimov ishte transferuar në Beograd për trajtimin e parë.

Por ky informacion mori forcë sërish dje me mungesën e Gerasimov në paradën e ushtrisë ruse me rastin e ditës së fitores.

Është hera e parë që kreu i ushtrisë ruse mungon në një aktivitet të tillë ndërkohë që ministry Sergei Shoigu ishte i pranishëm. Deri më tani Kremlini nuk ka dhënë një version zyrtar për mungesën e gjeneralit të vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.