Macron: Lufta në Ukrainë, një goditje elektroshoku për NATO-n

Postuar në 18 Mars, 2022 09:51

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e quan elektroshok për NATO-n sfidën që paraqet konflikti në Ukrainë. Megjithatë, sipas tij, situata në të cilën u gjet papritur do ta ndihmojë NATO-n të qartësohet lidhur me strategjitë në të ardhmen.

Dy vite më parë, Macron hodhi idenë e një force ushtarake europiane, duke u shprehur se NATO po përjetonte "vdekje truri".

Në një fjalim në kuadër të fushatës presidenciale, Macron tha se vijon të mendojë njësoj, por shtoi se "Rusia sapo i ka dhënë një elektroshock ... zgjimin" me pushtimin e saj në Ukrainë.

Lufta e nisur nga presidenti  Putin i bën gjërat më të qarta dhe krijon në kufijtë tanë dhe në tokën tonë evropiane një kërcënim të pazakontë që i jep qartësi strategjike NATO-s. Megjithatë, unë vazhdoj të mendoj se ne duhet të rindërtojmë një rend të ri evropian të sigurisë, se lufta sot në Ukrainë e bën atë edhe më të domosdoshëm.

Në vitin 2019, Macron bëri bujë me deklaratën se Evropa duhej të “zgjohej” dhe të ndërtonte lojën e saj të mbrojtjes dhe sigurisë, pas asaj që ai e shihte atëherë si një kolaps të bashkëpunimit strategjik SHBA-BE brenda NATO-s.

"Ajo që ne po përjetojmë aktualisht është vdekja e trurit të NATO-s", u shpreh Macron në atë kohë në një intervistë me “The Economist”, duke shtuar se Evropa po qëndronte në "buzë të një gremine" dhe duhej të fillonte të mendonte për veten strategjikisht si një fuqi gjeopolitike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.