Raporti për vrasjen e Khashoggi-t ngre pikëpyetje për projektin 500 miliardë USD të Arabisë Saudite

Postuar në 05 Mars, 2021 16:26

Duket si një vizion i pamundur, një megaqytet në shkretëtirë pa makina apo rrugë, por me makineri të njohjes së fytyrës.

Princi Mohammed bin Salman është i bindur t’i shkojë në fund projektit të tij me vlerë 500 miliardë dollarë, që synon të diversifikojë ekonominë e Arabisë Saudite. Në kuadër të këtij projekti pritet të punësohen 700 persona gjatë këtij viti.

Por ndërkohë që ky projekt, i emërtuar NEOM, po shitet si vizioni i një të ardhmeje të ndritur,  investitorët ndërkombëtarë kanë disa sfida përpara.

Projekti është i një shkalle të gjerë dhe rajoni tashmë ka transport dhe qendra biznesi në Dubai, Abu Dhabi dhe Katar. Zhvillimi lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me Princin e Kurorës, i cili si udhëheqës de facto i mbretërisë, ka shkaktuar jo pak zemërim për luftën e sauditëve në Jemen dhe dyshimet për lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Një raport i inteligjencës amerikane i lëshuar javën e kaluar arriti në përfundimin se princi e ka miratuar operacionin për "kapjen ose vrasjen" e Khashoggi-t, i cili kishte kritikuar politikat saudite në shkrimet e tij për Ëashington Post. Zyrtarët sauditë e mohojnë këtë dhe kanë hedhur poshtë gjetjet e raportit.

Analistët thonë se raporti nuk ka gjasa të ndryshojë qasjen e investitorëve ndaj Arabisë Saudite, në mungesë të një lëvizjeje të SHBA kundër princit.

Në fakt, mbretëria ka një precedent me projektet e papërfunduara. Një i tillë i Mbretit Abdullah në vitin 2000 për Qytetin Ekonomik, në të vërtetë nuk u bë kurrë.

NEOM u lançua publikisht në 2017 por ndërtimi në shkallë të gjerë i qytetit ende nuk ka filluar. Projekti aktualisht ka të punësuar mbi 750 persona, 500 prej tyre vitin e kaluar.

Vrasja e Khashoggi-t nga agjentët sauditë në Stamboll në 2018 ka shkaktuar protestët ndërkombëtare, duke bërë që disa anëtarë të tërhiqeshin nga bordi këshillimor i NEOM-it kur ndodhi ngjarja.

Përbërja e listës së anëtarëve aktualë nuk dihet dhe NEOM nuk pranon ta publikojë atë.

NEOM do të financohet fillimisht përmes fondit pasuror të Arabisë Saudite, ndërsa investitorë të huaj pritet t’i bashkohen projektit pasi infrastruktura bazë të bëhet operative.

Të parët që kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar kanë qenë japonezët e Saonftbank Group, por një kërkesë e Reuters për informacion në lidhje me ecurinë nuk ka marrë përgjigje.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.