Njoftim punësimi: Kërkohet një drejtor hipoteke në Vlorë

Postuar në 17 Qershor, 2020 16:38

Edhe drejtori i ri i hipotekës së Vlorës është dorëhequr. Lexoni si na vjen ky lajm: 

Jurgen Pilkati që u emërua në krye të Kadastrës së Vlorës në 2 qershor është dorëhequr. Mësohet se Pilkati ka paraqitur sot dorëheqjen dhe nuk dihet se kush do e zëvendësojë më pas atë. Drejtori i radhës qendroi në detyrë vetëm 14 ditë.
Jurgen Pilkati, u komandua në këtë detyrë pas dorëheqjes së Viola Himës, e cila qëndroi si kryeregjistrues vetëm 4 ditë. Edhe pse qëndroi më gjatë se Hima, ai nuk ka firmosur asnjë dokument si kreu i Kadastrës.
Kjo situatë në Kadastren e Vlorës ka disa vite që vijon të mbetet e njëjtë, ku problemet e pronave nuk po marrin fund. Para Pilkatit kanë qenë dhe 9 drejtorë të tjerë që janë larguar.

Përndryshe, në 6 vitet e fundit Hipoteka e Vlorës është drejtuar nga: Viola Hima (4 ditë në detyrë), Bilbil Aliaj ( 4shkurt -22 maj 2020), Taulant Canameti (nëntor 2019-shkurt 2020), Elona Hodaj (shtator 2019-tetor 2019), Alteo Nazëraj (shtator 2019-shtator 2019), Florian Almadhi (maj 2019-shtator 2019), Klodian Troci (korrik 2018–shtator 2019), Sokol Banaj (janar 2018–korrik 2018) dhe Rezart Elmazi (tetor 2015-korrik 2017)

Çfarë po ndodh? Kadastra e shkronjëtorit Artan Lame nuk jep asnjë informacion por sodit paradaën e drejtorëve që ikin. Mbetet vetëm të supozohet se mbi atë zyrë ka presion për ndonjë firmë të pamundur.

Një firmë që shpërblehet por ka si faturë burgun dhe ndoshta edhe ndonjë plumb. Për pronat ka rreth 9000 të vrarë në 30 vjet në atdheun tonë. 

Comments

Submitted by Liljana puka (not verified) on

A mundet dot z Lame te beje dicka per hipoteken e Vlores ? Jooooooooooo se aty e bene ligjin Maliqi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.