Kriza politike në Kosovë, Thaçi do të mandatojë atë që krijon shumicë

Postuar në 22 Prill, 2020 17:57

Kriza në Kosovë po shkon drejt rotacionit të partive që kanë pushtetin. Takimi i sotshëm i partive politike nën drejtimin e Presidentit Thaçi ka prodhuar një përfundim që dihej: të gjitha partitë veç Vetëvendosjes janë për krijimin e një qeverie të re, jo për zgjedhje. 

Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet e Kosovës, do t’i jap mandatarin cilësdo parti që dëshmon se ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re

tha pas takimit Hashim Thaçi. 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është shprehur i gatshëm që partia e tij të sigurojë shumicën për formimin e qeverisë së re, ai i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se partia e tij do të jetë opozitë. Krerët e AAK-së, Nismës, AKR-së e përfaqësues të partive nga minoritetet janë shprehur pro formimit të qeverisë së re, pa zgjedhje. Të gjithë kanë përmendur pandeminë e koronavirusit si ndër arsyet për shmangie të zgjedhjeve të reja.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Sepse te gjithe horrat dhe hajdutet e Partive te tjera jane te vetedijshem qe Kurti ne zgjedhjet e reja do te merrte shumicen derrmuese te votave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.