Pompeo firmos në Athinë shtimin e pranisë ushtarake amerikane në Greqi

Postuar në 04 Tetor, 2019 14:12

Amerikanët po zgjerojnë praninë e tyre në rajonin e Ballkanit, dhe për këtë arsye në Athinë ditët e ardhshme do të nënshkruhet një marrëveshje e rëndësishme midis Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Marrëveshja që do të firmoset të shtunën parashikon zgjerimin e pranisë ushtarake amerikane në Greqi dhe një markim i Uashingtonit në lindje dhe në veri të kufirit Grek.  Ajo do të firmoset nga ministri i Brendshëm, Niko Dendia dhe sekretari i shtetit Mike Pompeo.

Ish shefi i CIA, i cili mbërrin në Athinë të premten pasdite, ku do të takohet me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, Dendia dhe Panagiotopoulos. Palët do të bëjnë rishikimin dhe azhurnimin e Marrëveshjes dypalëshe në fushën e mbrojtjes në një situatë kur SHBA-të  janë duke kthyer "radarët" drejt Rusisë dhe Turqisë përmes instalimeve ushtarake në bazën e Souda-s dhe të tjera.

Që të dy palët të arrinin një marrëveshje, ka pasur një prapavijë diplomatike dhe ushtarake për më shumë muaj, pasi prania e SHBA-ve në bazat greke kërkonte garanci për Greqinë. Marrëveshja që do të nënshkruhet nga të dy palët përfshin, përveç bazën e Souda-s e cila do të rinovohet, porti i Alexandroupolis ku do të ketë një prani të fortë të SH.B.A. por edhe bazat ajrore në Larisa  dhe në Stefanovikio, ku ekziston një shkollë për trajnime helikopterësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.