Kurz konfirmohet në krye të Austrisë

Postuar në 30 Shtator, 2019 10:35

Duke konfirmuar plotësisht sondazhet e javëve dhe muajve të fundit, Partia Konservatore Popullore e ish-Kancelarit Sebastian Kourts doli fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Austri.

E dyta është Partia Socialdemokrate, e cila ka rënë ndjeshëm nga zgjedhjet e fundit të 2017, ndërsa e treta renditet Partia Liberale, e cila ishte në koalicion me Partinë Popullore deri në majin e kaluar, kur Qeveria e tyre u shpërbë për shkak të "aferës  Ibiza".

Jashtë parlamentit mbeten dy forcat e krahut të majtë, "Platforma e Majtë" me 1% dhe "Ndryshimi" me 0.4%. Partia Popullore do të ketë 71 vende në Parlamentin e ardhshëm, me një rritje prej 9 vende krahasuar me Parlamentin e kaluar, Partia Socialdemokrate zvogëlon fuqinë e saj me 11 vende duke shkuar në 41 vende, Partia e Lirisë është  kufizuar në 30 vende (minus 21 vende), ndërsa të Gjelbërit rihyjnë në parlament  me 27 vende.

Zgjedhjet e së dielës janë veçanërisht kritike si për Austrinë ashtu edhe për Evropën në përgjithësi, pasi mund të çojnë në një pjesëmarrje më të madhe të ekstremit të djathtë në qeverinë e ardhshme, siç ndodhi midis dhjetorit 2017 dhe majit 2019, (si dhe për herë të parë në (2000-2006).

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare u mbajtën në Austri më pak se  dy vjet nga zgjedhjet e fundit të 15 tetorit 2017, pas skandalit politik të njohur si "afera e Ibiza",  ku protagonist ishte nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe zv/kancelari Heinz-Christian Strache, i cili përfitonte donacione ruse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.