Takimi me Mitsotakis në New York, mesazhe të qarta për Ramën

Postuar në 23 Shtator, 2019 20:25

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka marrë një mesazh të qartë nga homologu i tij grek Kyriakos Mitsotakis gjatë takimit disa minutësh që patën në New York në kuadër të punimeve të sesionit të asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Të paktën nga sa raportohet nga mediat greke, zotit Rama i është bërë e qartë se integrimi europian i Shqipërisë kalon përmes respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, qëndrim që i është bërë i ditur edhe më herët palës shqiptare. Vetë kreu i qeverisë postoi një foto në rrjetin social Facebook, ku tregon se takoi  edhe kryeministrin grek, emrin e të cilit e ka shkruajtur gabim. (Kiriakos Mitzotaqis)

“OKB, Nju Jork – Me kryeministrin e Greqisë, Kiriakos Mitzotaqis. Prezantim miqësor dhe bashkëbisedim i hapur”-shkruan Rama. Kryeministri shqiptar nuk dha më shumë detaje, por la të kuptohet se  mesazhet e mikut ishin të prera. Edhe Sipas televizionit shtetëror ERT , Mitsotakis kishte shkuar në këtë takim me pozicionimin tashmë të njohur të Athinës zyrtare se vazhdimisht mbështet rrugën europiane të Tiranës, me kusht respektimin e të drejtave të minoritetit kombëtar grek.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.