Modeli i Hong Kongut për Kosovën, Vuçiç: Jap dorëheqje nëse e vini në jetë

Postuar në 22 Shtator, 2019 08:29

Ish-presidenti i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka dalë së fundmi me një propozim të vetin për Kosovën duke marrë si model Hong Kongun. Sipas Koshtunicës duhet ndjekur një rrugë që e sheh Kosovën në autonomi të mbikëqyrur, diçka që ngjan si tezë naive, ndonëse për ish-presidentin serb kjo zgjidhje kënaq të dyja vendet. 

Mirëpo presidenti aktual serb, Aleksandër Vuçiç ka replikuar thatë duke e konsideruar propozimin si ireal. 

 Kam shumë respekt për presidentët tanë, Tadiç, Koshtunica dhe Nikoliç. Kam një pyetje: çfarë do të thotë ekzaktësisht një model si ai I Hong Kongut? Kush do ta pranonte këtë nga shqiptarët që kanë deklaruar pavarësinë gjatë presidencës së Koshtunicës dhe të Tadiçit? 

tha Vuçiç gjatë një konference për shtyp. 

Ai ka shtuar se serbët duhet të pushojnë së menduari sikur janë fuqi e madhe dhe të veprojnë me realizëm.

Përderisa nuk jam në pozitën për të zbatuar modlin e Hong Komgut për Kosovën, do të jap dorëheqjen nëse më garantoni se do të jeni në gjendje të vini në jetë atë

ka ironizuar ai. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.