Mitsotakis paralajmëron veto për Shqipërinë

Postuar në 08 Shtator, 2019 15:43

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar sërish që Athina nuk do të japë miratimin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, në rast se nuk realizohen kërkesat e saj për minoritetin në vendin fqinj.

“Greqia nuk do të miratojë hapjen e negociatave anëtarësuese të Shqipërisë në BE, në rast se unë nuk shikoj akte konkrete për heqjen e diskriminimit ndaj minoritetit etnik grek”, ka deklaruar Mitsotakis gjatë një konference për shtyp në Selanik.

Shefi i qeverisë greke ka shtuar se të njëjtën gjë u ka thënë edhe presidentit francez, Makron, kancelares Merkel dhe kryeministrit holandez, Mark Rutte, me të cilët është takuar ditët e fundit.Edhe sa i përket marrëveshjes së Prespës, Mitsotakis shprehu qëndrimin e tij konstant se ajo është një marrëveshje e dëmshme për interesat kombëtare të Greqisë. Mirëpo sqaroi se “Marrëveshja nuk parashikon një procedurë ndryshimi, parashikon vetëm kontrollin e zbatimit, dhe në këtë çështje jemi shumë të rreptë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.