Akrobacitë e një ambasadori! (Video)

Postuar në 28 Korrik, 2019 17:55

Sigurisht që Stevo Pendarovskit do t’i mbetet  e paharrueshme, vizita e ambasadorit izraelit, Dan Orian. Ishte takimi i tyre i parë dhe kur mbaroi, ambasadori e la pa fjalë Presidentin e Maqedonisë së Veriut, duke bërë ... vertikalen para tij..!

Pendarovski thjesht e pa me kureshtje akrobacinë e diplomatit izraelit.  Megjithatë, kur  erdhi në vete postoi një foto në faqen e tij personale  nëFacebook, ku theksoi:

"Kjo foto me ambasadorin e Izraelit, Dan Orian, le të jetë motiv dhe arsye shtesë që stërvitja është shumë e rëndësishme, dhe shpesh edhe zbavitëse”- komentoi Pendarovski në rrjetet sociale. Megjithatë, nuk është hera e parë që ambasadori izraelit e bën këtë gjë.Nga videot e publikuara në internet duket se atij i pëlqejnë akrobacitë dhe sidomos vertikalet ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.