Europa i lë pas derës

Postuar në 26 Qershor, 2018 18:19

Danimarka, Franca dhe Holanda detyrojnë Brukselin të shtyjnë për verën e ardhshme hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Kjo është deklaruar nga Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, pas daljes nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme në Luksemburg.

Burimet diplomatike raportuan per CNN.gr  se mundësia e diferencimit të Maqesonisë nga Shqipëria do të krijonte rivalitete dhe tensione në Ballkan dhe nuk do të ndihmonte në stabilitetin rajonal.

Për këtë arsye, të njëjtat burime kanë shprehur mendimin se Shqipëria dhe Maqedonia duhet të shkojnë së si paketë në BE. Hapja e negociatave qershorin e ardhshëm gjithsesi nuk do të jetë apriori por e shoqëruar me përmbushjen e disa kushteve.

Me herët ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok foli qartë se nga Shqipëria kërkohen prova konkrete në luftën kundër korrupsionit, thënë më thjesht ndëshkim të zyrtarëve të lartë.
"Ne nuk mbështesim ende një dritë jeshile sot, pasi edhe pse ka progres, progresi nuk është i mjaftueshëm. Ne duam të shohim gjurmën e provave në luftën kuncër korrupsionit dhe shtetin ligjor"-deklaroi Blok. Edhe Franca e Danimarka nuk kanë pranuar të mbështesin një fillim të bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë e Maqedoninë.

Qeveria loboi edhe me Erion Veliajn në Hollandë po nuk ia doli. Një tallje e hapur me shqiptarët që janë të detyruar të shohin prestigjatorë të këtij lloji të konfirmohen si liderë të busullës europiane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.