Pse e fshehu Policia kallëzimin penal të menaxherit të kompanisë “Gulf?

Postuar në 21 Prill, 2018 13:08

Prej tri ditësh lajmi për falimentimin e kompanisë së tregëtimit të karburanteve “Gulf” është në qendër të vëmendjes për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj klientëve. Sipas raportimeve të ndryshme, kompania, pikat e saj në Tiranë, kanë shpërndarë tollona karburante kundrejt parapagimit. Kjo skemë ka prekur shumë persona apo subjekte, ndërkohë që detyrimet të tjetër lloji prekin edhe kompani kryesore në treg si “Kastrati sh.a.”.  
Për dy ditë me radhë nuk ka patur asnjë informacion publik apo zyrtar për atë që po ndodhtve.

Tema Tv pyeti pardje dhe dje, datë 19 dhe 20 prill dy persona, përgjegjës për shtypin në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, për faktin nëse menaxheri i kompanisë, Albano Aliko, ishte shapllur apo jo në kërkim. Në të gjitha përgjigjet e tyre, përfaqësuesit e Ministrisë dhe të Policisë, Ardi Bita dhe Gent Mullaj kanë deklaruar se nuk janë në dijeni të faktit nëse personi në fjalë ka qenë subjekt kallëzimi. Të dy përfaqësuesit deklaruan për TvT se kanë bërë verifikim dhe pas verifikimit nuk e kanë konfirmuar kallëzimin për personin në fjalë. Kjo për dy ditë, në datat 19 dhe 20 prill. 

Sot në faqen e Policisë së Shtetit është njoftuar zyrtarisht se ndaj shtetasit Albano Aliko ka kallëzim penal në prokurori që në datën 19 prill, çka hedh dyshime të mëdha qoftë mbi seriozitetin e institucioneve në fjalë, qoftë edhe për synime për fshehur një fakt publik i cili është eventualisht me pasoja ndaj të tretëve. Kjo sepse në ditët e fundit njerëzit kanë qenë të panjoftuar zyrtarisht për kompaninë, faktin se drejtuesit ekzekutivë të saj janë të kallëzuar etj.. Është për t’u pyetur se interesin e kujt mbron Ministria e Brendshme apo Policia e Shtetit.

TvT

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.