Ambasadori Lu zbulon "armikun" e LGBTI, Tritan Shehu

Postuar në 06 Prill, 2018 13:43

Donald Lu kapërcen pragun e misionit të vet diplomatik për të rrëfyer lart e poshtë nëpër Shqipëri sesi shqiptarët duhet të respektojnë komunitetin LGBTI. Në një konferencë për të drejtat e pompuara të këtij komuniteti z. Lu që është përfaqësues i SHBA në Tiranë dhe asgjë më shumë se kaq, ka përmendur edhe emra deputetësh që sipas tij janë kundër këtij komuniteti.

Tritan Shehu i PD-së ka reaguar përmes një deklarate, duke cilësuar se z. Lu ka bërë një deklaratë jo të përshtatshme.

Sic une i respektoj bindjet e te tjereve, kerkoj nga kushdo te respektoje edhe te mijat, kjo eshte demokracia; sot jam shokuar!

Po keshtu per mua ka ca principe te Shenjta, nje nga keto eshte mbrojtja e familjes e perbere nga burri, gruaja e me shprese me tej femijet, si themel i ekzistences njerezore e e vlerave me sublime te shoqerise.

Nga ana tjeter gjykoj se rritja e nje femije te adoptuar nuk mund t’i besohet cifteve gay

shprehet Shehu.

Ky nuk është rasti i parë që ky ambasador konfrontohet me deputetët. Ai është ndër ata diplomatë që ka organizuar edhe karnavalin politik të protestave pro reformës në drejtës, ndërkohë që së fundmi emri i tij ka dalë në mediat amerikane si person kontakti me fondacionin Soros.

Përtej kësaj, presidenti i vendit të tij, Donald Trump ka fyer jo pak komunitetin gay në SHBA dhe për këtë ka një numër të pafundëm shkrimesh nga media ndër më të njohurat. Mes të cilave edhe disa si këto më poshtë:

https://www.vox.com/identities/2018/1/22/16905658/trump-lgbtq-anniversary

https://www.independent.co.uk/news/world/americas/donald-trump-anti-lgbt-address-hate-group-summit-meeting-first-president-us-homphobia-a7997401.html

http://www.newsweek.com/donald-trump-says-mike-pence-wants-hang-all-gay-...

https://www.politico.com/story/2018/02/19/trump-lgbt-rights-discrimination-353774

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.