Me apo pa tarifë në rrugën Durrës-Kukës?

Postuar në 05 Prill, 2018 13:21

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sot nga protesta e organizuar nga opozita, që tarifa e rrugës Durrës-Kukës të hiqet.

Taksa të anulohet tërësisht, Rama të heqë taksën se është e padrejtë për çdo shqiptar, është një taksë e dyfishtë. Shqiptarët paguajnë plot 200 milionë euro për rrugët. Të marrë fund ky shtet, i cili është në shërbim të kriminelëve. Do vazhdojmë deri në fund. Fitorja është kur shteti dhe institucionet të kthehen në shërbim të qytetarëve

tha Basha.

Ai i është referuar taksës së qarkullimit e cila është shumëfishuar nga qeveria socialiste dhe që sipas opozitës mjafton për të mbyllur çështjen e mirëmbajtjes pa tarifim të qytetarëve.

Po sot, kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën e tij në Parlament se do të synohet zgjidhja më e mirë për banorët e zonës, duke lënë të kuptohet se ata do të shikohen me prioritet në raport me qytetarët e tjerë.

Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë, por modeli që do të ndiqet për këtë rrugë do të jetë standard edhe për akse të tjera. Për këtë arsye vendimmarrja për rrugën Durrës – Kukës është përcaktuese për kostot e së ardhmes së afërt për të gjithë qytetarët.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.