Aktorja Daniels përmbys gjithçka

Postuar në 26 Mars, 2018 11:23

Aktorja e filmave pornografikë, Stormy Daniels, ka deklaruar në një intervistë për gazetarin Anderson Cooper të CBS se ajo është kërcënuar për çështjen e marrëdhënieve seksuale me Donald Trump në vitin 2006. Ajo ka pranuar se ka gënjyer kur herën e parë mohoi të ketë patur marrëdhënie me Trump, por ka shtuar se raporti ka qenë konsensual.

Unë nuk jam viktimë”, tha ndër të tjera ajo. Stephanie Clifford – emri i vërtetë i Stormy – tha se marrëdhënia me Trump ndodhi në një hotel në Kaliforni, një vit pasi Trump ishte martuar me Melaninë. Një moment i sikletshëm ky për një njeri që zgjidhet president i SHBA.

Nga rrëfimi i saj, duket se Trump ka patur plane politike, apo ka patur problem me publikimin e kësaj marrëdhënieje që në vitin 2011, kur sipas Daniels i dërgoi dikë për ta kërcënuar.

Lëre rehat Trump. Do të ishte për të ardhur keq që t’i ndodhte diçka mamasë së një vajze kaq të bukur”, i është drejtuar dikush Daniels që në atë moment ishte me vajzën e vet.

Ajo ka sqaruar edhe pse gënjeu kur firmosi një deklaratë përmes të cilës thoshet se raporti seksual me Trump nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Daniels la të kuptohej se presioni kishte qenë i tillë që ajo u detyrua të pranonte një ofertë të vetme.

Fjalia që u përdor ishte: Ata mund të ta nxijnë jetën në shumë mënyra. Nuk e di me siguri kush ishin Ata, por besoj se ishte Michael Cohen”, tha Daniles. Cohen është këshilltar i Trump dhe ka punuar me të edhe në kompaninë e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.