Goditja finale për Call Center, 25 mijë të punësuar në rrugë

Postuar në 05 Maj, 2017 12:48

Eni, Enel, Sky, Mediaset, Tim, Vodafone, Wind Tre, Fastëeb, Intesa SanPaolo, Unicredit, Poste Italiane, Ntv, Trenitalia nuk pritet të sjellin më punë në Shqipëri. Ato janë angazhuar me qeverinë italiane, që 80% të kontratave të reja t’i japin tek të tretët në Itali. Nga Italia ka ardhur goditja finale për call center. 13 kompani të mëdha kanë firmosur sot një protokoll mirëkuptimi me kryeministrin italian Paolo Gentiloni dhe ministrin e zhvillimit ekonomik Carlo Calenda.

Kjo marrëveshje parashikon që “95% e aktiviteteve që kryhen direkt të kalojnë në Itali brenda gjashtë muajve nga nënshkrimi dhe në kontratat e të reja, të paktën 80% e vëllimeve outsourcing të kryhen në territorin italian”, raporton Il Sole 24 ore.
Kjo marrëveshje vjen pasi qeveria italian emori disa masa në ligjin e buxhetit për të vështirësuar delokalizimin e shërbimit call center dhe që hynë në fuqi në 1 prill. Ky është një sektor i cili, sipas Ministrit të Zhvillimit të Ekonomisë prek drejtpërdrejtë interesat e 80,000 punonjësve.
I miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, ligjit iu la një periudhë tranzitore për të hyrë në fuqi me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj. Ka dy lloj biznesesh të lidhur me këtë fushë.

Së pari janë operatorët direkt call center (që punësojnë të rinjtë me njohuri italiane) dhe që zhvendosin fizikisht aktivitetin, kryesisht në Shqipëri, dhe së dyti janë sipërmarrjet e tjera, që operojnë në Itali, por u japin punë operatorëve call center (p.sh. kompanitë e telekomunikacioneve, televizionet, të internetit etj.). Tek këto të dytat duket se e ka përqendruar vëmendjen qeveria e shtetit fqinjë dhe tashmë ua ka marrë me shkrim premtimin që të mos sjellin më punë në Shqipëri. Aktorët e tregut pohojnë se edhe 20% i mbetur pritet të shkojë në Rumani.

Në total, në sektor në Shqipëri ka rreth 800 kompani, me rreth 25 mijë të punësuar, sipas të dhënave zyrtare. Por, të dhënat e punëdhënësve më të mëdhenj tregojnë se janë 6-7 kompani kryesore, që kanë së bashku rreth 10 mijë të punësuar. Sipërmarrjet e mëdha vlerësohet se do të arrijnë t’i bëjnë ballë presionit italian dhe do të diversifikohen, ndërsa më të vështirë do ta kenë të voglat, raporton Shekulli.

Comments

Submitted by Eni (not verified) on

Kpmpanite "Call Center " jane turpi i Qeverise aktuale Shqiptare. Ato jane pasqyre ,se si klasa politike shqiptare shet si skllever rinine shqiptare brenda territorit ete Shqiperise. Ato pasqyrojne mendesine mediokere dhe paaftesine e mendimit ekonomik qe drejton qeverine e Shqiperise me nje Kryeminister te pashkolle.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.