George Michael mund të jetë vetëvrarë (Foto)

Postuar në 01 Janar, 2017 11:35

Teksa autopsia e parë nuk dha të dhëna për shkaqet e vdekjes së këngëtarit të njohur George Michael, miku i tij i ngushtë Fadi Fawaz ka shokuar me një deklaratë të postuar në rrjetet sociale se George ka kryer vetëvrasje.

Postimi qëndroi për disa orë në twitter-in e Fadi Fawaz dhe më pas u fshi nga llogaria e tij personale që po ashtu u mbyll. "E vetmja gjë që dëshironte George ishte të vdiste. Ai u përpoq disa herë të vriste veten dhe më në fund ia arriti”- shkruajti  ai Fawaz duke ngjallur jo pak reagime. George Michael u gjet i vdekur në ditën e Krishtlindjeve në moshën 53 vjeç, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën dhe në veçanti në atë të muzikës.  

Autopsia e parë nuk zbuloi shkakun e vdekjes si dhe nuk vërtetoi dyshimet nëse Goerge Michael kishte përdorur drogë ose substanca të tjera, megjithatë do të pritet një ekspertizë e dytë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet që çuan në atakun kardiak.

George Michael ishte një prej emramve më të njohur të muzikës së viteve 80”. Ai u bë i famshëm me grupin legjendar Wham, pas të cilit pati një karrierë solo të sukssesshme.  Emri i tij i vërtetë është Jorgos Kyriakos Panayiotou dhe është me origjinë qipriote.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.