Zbulohet varrezë masive në oborrin e shtëpisë së Ali Ahmetit në Kërçovë. Trupat mendohet se janë ekzekutuar në vitin 1913

Postuar në 10 Tetor, 2016 16:31

Në Zajaz të Kërçovës, në shtëpinë e politikanit shqiptar të Maqedonisë, Ali Ahmeti është zbuluar një varrezë masive. Mendohet se në të janë trupat e dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëzve të vrarë në vitin 1913.

“Në këtë vend sipas informacioneve vendore dhe historianëve vendor dhe atyre ndërkombëtar, këtu mendohet të ketë dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëz të cilët janë të ekzekutuar. Janë të këtij vendi të këtij rrethi, pra Zajaz Xhuma”, theksoi Musli Musliu ish kryetar i komunës së Zajazit. Trupat janë të djegur dhe ata janë hedhur në pus.

“Këtu shohim një krim të paparë për njerëzimin. Shohim eshtra që janë nxjerrë nga pusi, eshtra që paraprakisht janë djegur. Por për hir të hetimeve dhe organeve kompetente për hetim ne nuk do themi asnjë fjalë për atë çka dimë”, u shpreh më tej Musliu.

Disa muaj po në Kërçovë, në një shpellë në Malësinë e zonës, u zbuluar një varrezë tjetër, ku janë gjetur deri më tani rreth 60 kafka dhe mbetje tjera mortore tjera për të cilat po ashtu me urdhër të prokurorisë publike është hapur hetim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.