As të parët as të fundit për martesat homoseksuale, një standard i të majtës liberale me emrin PS

Postuar në 10 Korrik, 2016 11:14

Partinë Socialiste mund ta quajmë të majtë liberale për aq kohë sa është e hapur për të thyer tabutë e saj ideologjike që lidhen edhe me moralin shoqëror. Reforma në drejtësi është për socialistët një lloja standardizimi europian i të drejtave të njeriut që lidhen edhe me diskriminimin seksual. “Stop gjuhës së urrejtjes dhe homofobisë! Ka shumë urrejtje dhe armiqësi mes nesh, mos shtoni më ndjenjën e armiqësisë mes njerëzve. Prej disa kohësh po ndjek debatin e hapur lidhur me Reformën në Drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese. Kush ju ka informuar se parashikimi në Kushtetutë i motiveve mbi bazën e të cilave ndalohet diskriminimi do të thotë detyrimisht lejim martese dhe birësim fëmijësh nga çifte të LGBT? Unë e di se shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur ende për të pranuar martesën mes personave të të njëjtit seks. Shqipëria nuk është as e para dhe as e fundit në këtë stad"- shkruan, Vasilika Hysi një nga kordinatoret politike të Partisë Socialiste për reformën në drejtësi.
Më tej deputetja e Partisë Socialiste ka theksuar se sistemi i drejtësisë duhet të bëhet në atë mënyrë që të mos diskriminojë dhe as të lëndojë zemrat e komunitetit LGBT.
“Ne duhet të kontribuojnë që të gjitha grupet shoqërore më të dobëta në shoqëri të gëzojnë të drejtat e tyre. Reforma në Drejtësi duhet të bëhet dhe do të bëhet për të dhënë akses në drejtësi cilido që diskriminohet. Hajdeni të bëhemi bashkë për një drejtësi që funksionon, dhe të mos lëndojmë zemrat dhe turbullojmë jetët e personave të komunitetit LGBT, të familjeve dhe të afërmve të tyre!” shkruan Hysi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.