Detektohen për herë të parë valët gravitacionale. U parashikuan nga Einstein në vitin 1916

Postuar në 11 Shkurt, 2016 18:19

Kërkuesit e Univeristetit Shtetëror të Arizonës kanë deklaruar sot se kanë detektuar drejtpërdrejt valët gravitacionale që janë emetuar nga bashkimi i dy vrimave të zeza. Zbulimi konsiderohet ndër më të rëndësishmit, pasi jo vetëm i jep të drejtë parashikimit të Albert Einstein, bërë në vitin 1916, sipas të cilit valët gravitacionale shformojnë edhe hapësirë-kohën, por sepse vlerësohet se bota po hyn në një epokë të re të astronomisë. Në një shkrim në faqen e vet, astrofizikani Ethan Siegel shkruante se: “Është një lloj i ri astronomie – një astronomi që nuk përdor teleskopët – dhe një mënyrë krejt e re për të parë vrimat e zeza, yjet neutronikë dhe objekte të tjerë që janë përndryshe të padukshëm. Për herë të parë ne mund të zhvillojmë shikimin për të ekzaminuar universin në një mënyrë që asnjë krijesë e gjallë, nuk e ka bërë më parë”(http://www.forbes.com/sites/startswithabang/2016/02/09/what-will-it-mean...”. Sinjali i kapur nga LIGO(Laser Interferometer Gravitional Wave Observatory) u detektua më 14 shtator të vitit 2015 dhe ai është pasojë e përplasjes së dy vrimave të zeza, ndodhur 1.3 miliardë vjet më parë. Përplasja emeton valë gravitacionale që lëvizin me shpejtësinë e dritës dhe sipas përllogaritjeve, në rastin konkret, në më pak se një sekondë, u gjenerua një energji që shkon rreth 50 herë më shumë sesa energjia e universit të dukshëm nga Toka(http://www.space.com/31900-gravitational-waves-discovery-ligo.html?cmpid...). Ku qëndron rëndësia e valëve gravitacionale? Sipas shkencëtarëve, këto valë, në ndryshim nga valët e dritës, nuk përthyhen, as tjetërsohen në përhapjen e tyre në univers, madje as nga ndërveprimi me materien. Për rrjedhojë ato mbartin informacionin fillestar për objektet dhe ngjarjet që i kanë emetuar. Më poshtë një shpjegim i thjeshtuar se çfarë janë valët gravitacionale:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.