Kujt i rruhet se çfarë bëhet në PS?!

Postuar në 28 Shkurt, 2016 18:22

Sot doli para mediave Fatmir Xhafa. Në njoftimin për shtyp u tha se Fatmiri mban detyrën e Sekretarit për Koordinimin në Partinë Socialiste, por për ata që e njohin pak këtë parti, e dinë që Fatmiri mund të mbante edhe ndonjë detyrë tjetër. Si ta kërkojë Asambleja. Paska thënë Fatmiri: “Sot në këtë dalje jam për të dhënë një lajm, që gjykoj se është i rëndësishëm dhe që ka interes për ju dhe për publikun. Komisioni për Reformën Statutore i mandatuar nga Asambleja Kombëtare e partisë, ka përmbyllur punën disa mujore të tij për ndryshimet, e hartimin e Statutit të ri të PS”.

Pastaj fjala ka vazhduar me sherbetin e zakonshëm socialist të “punës së lavdërueshme të shokëve”, të “hapit apo hopit të madh” përpara që ky dokument, apo dekument, sipas rastit, i jep demokracisë së brendshme në PS. Siç thotë një zyrtar i vjetër korridoresh në këtë parti, një që rrëfen shpesh virtytet e shokut Ramiz: “Duhet ta kemi demokraciiinë”. Madje po ai: “Shyqyr që na erdhi mo xhan kjo demokracia”. I përmendëm këto dy fjali që vijnë nga brënda zëmrës së partisë, për t’i kujtuar Fatmirit dhe shokëve të tij statutarë, se po të donim të dinim se çfarë bënet brënda partisë, e kishim kërryer edhe ne ndonjë kartë, a teser si i thonë. Se jo për gjë, po tani edhe po lëpihen për të falur tesera këta. Po ja që si i thonë një fjale, erdhi dita, Fatmirësisht o Fatmir, që të mos e kemi problem këtë gjë, pasi e kanë kuptuar të gjithë që Ju me njëri-tjetrin deklaroni njësoj si mes kushërinjsh a krushqish se “Partia Socialiste "e cosa nostra"”. D.m.th është e Jona, është Çështja Jonë, që të mos keqkuptohemi e na e merrni fjalën me jangi sikur ne nënkuptojmë se Ju jeni siçilistë. Joooo. Aspak. Ju jeni Socialistë. Prej vërteti, safi.

Ndaj zoti Fatmir, kurseu dhe mos rrëshqit në gabime taktike, të cilat vazhdon t’i bësh qëkur nuk të dhanë detyrën e sekretarit Organizativ: E ke dëgjuar kryetarin ti mo kur thotë: “A doni të merrni vesh ç’a bëhet në PS? Anëtarësohuni në të”. Shumë dakord. Por sa kohë që nuk jemi anëtarë mos dil të flasësh për “interesin e publikut” se siç e thotë edhe kryetari yt: NUK NA RRUHET SE ÇFARË BËHET NË PS.

PS: Fatmiri në fund të daljes për shtyp u është drejtuar gazetarëve: “Falemnderit për vëmendjen dhe shpresojmë, nëse nuk e keni marrë ende teserin e Partisë Socialiste, merreni se do të keni shansin që të kontribuoni në një parti të vlerave të mirëfillta demokratike dhe në një parti të qytetarëve të këtij vendi”. Fatmir, dil njëherë nga Arkiva e Grupit dhe takoje pak atë xhaxhin që pshehrëtinte: “Shyqyr që na erdhi kjo demokracia mo xhan”, se mbase na kursen e nuk na fton më.

Shaptilografisti

Comments

Submitted by Shapja (not verified) on

nga vera e rruajme vellacko. Tani na mba ngrohte. Po te ngjiti, hajde se ta rrefej une lezetin e kesaj pune

Submitted by I paudhi (not verified) on

Kam shkruajtur qe me date 29 shkurt, e u pergjigje me 3 mars.
Kaq vone ?
Kater dite per t'u menduar ?
Te ruajte perendia.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.