Rabini Yosef Mizrachi “njësoj” si Ahmadinejad: “Gjatë Holokaustit u vranë më pak se 1 milionë hebrej”

Postuar në 02 Janar, 2016 01:39

Një pjesë e hebrejve duket se e konsiderojnë Holokaustin si një shfaqje të errët të shekullit të 20-të, por që është mistifikuar. Më herët, ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad u bë lajm botëror kur deklaroi se Holokausti ishte ekzagjeruar. Ai madje u akuzua direkt nga Shqipëria se “ishte një Hitler i ri”. Këto ditë, mendimin e tij e ka riprodhuar edhe një rabin hebre, ultraortodoks, me banim në New York.  Yosef Mizrachi ka deklaruar se bazuar nga shkalla e asimiliit të lartë të hebrejve në Europë, nga numri i martesave të përziera para Luftës së Dytë Botërore, çojnë në konkluzionin se 80% e atyre që janë identifikuar si hebrej në kuadër të Holokaustit, nuk ishin të tillë sipas ligjit hebraik, halakha. “Nëse i hidhni një sy përqindjes së asimilimit në Europë, që ishte gati 80%, është e arsyeshme që të thuhet se 80% e 6 milionëve nuk ishin hebrej. E vërteta është se as 1 milionë hebrej nuk u vranë. Jo se ky nuk është, Zoti na faltë, një numër domethënës, por ka një diferencë mes 1 milionë dhe 6 milionë. Për jo hebrejtë, kushdo që ka pak gjak hebreu, është hebre”, tha Mizrachi që solli si ilustrim rastin e Howard Stern. 

http://www.haaretz.com/jewish/news/1.694868?utm_campaign=Echobox&utm_med...

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.