27-vjeçari me origjinë marokiene, truri i sulmeve në Paris

Postuar në 16 Nëntor, 2015 12:00

Abdel Hamid Abaaoud është truri i sulmeve terroriste në Paris. Ai është me origjinë marokiene dhe ka qenë pjesëmarrës në luftrat xhihadiste në Siri.

Mediat belge i referohen burimeve të policisë franceze që besojnë se Abaaoud është një prej udhëheqësve të celulës “Vervier”, grupit të xhihadistëve të kthyer nga Siria ndaj të cilëve u krye një operacion i madh janarin që shkoi. Një telefon i tij ishte gjetur vitin e shkuar  në Pangrati të Greqisë, ç’ka alarmoi policinë greke që asokohe bëri disa arrestime.

Abdel Hamid Abaaoud është 27 vjeç dhe familja e tij është e vendosur në lagjen Molenbek të Brukselit, ku babai i tij është pronar i një dyqani fruta perimesh.Nga hetimet ka rezultuar se 27-vjeçari ka qenë në kontakte të vazhdueshme telefonike me një nga kamikazët e masakrës që po ashtu jetonte në të njëjtën lagje me të në periferi të Brukselit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.