Tahiri kalon në gatishmëri të përforcuar policinë, trupa shtesë për ambasadat dhe rezidencat diplomatike

Postuar në 14 Nëntor, 2015 12:17

Pas ngjarjeve tragjike te ndodhura mbremjen e kaluar në Francë, Policia e Shtetit ka kaluar që prej oreve të mesnates ne gadishmeri te perforcuar.
Sherbime shtese policore jane vendosur në objekte qe konsiderohen me risk, siç janë ambjentet publike me frekuentim te lartë, pranë ambasadave apo rezidencave, akset kryesore rrugore etj.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë per persona te caktuar qe mund te shfaqin tendenca te akteve terroriste.
Policia e Shtetit kerkon gjithashtu bashkepunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojne te telefonojne per çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar per reagimin e shpejtë dhe ne kohë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.