Kryeministri rumun jep dorëheqjen për zjarrin në lokalin e natës në Bukuresht. Në Shqipëri tingëllon disi e habitshme

Postuar në 04 Nëntor, 2015 10:39

Kryeministri rumun Viktor Ponta e mori vetë përgjegjësinë për atë që ndodhi në një lokal nate në Bukuresh javën e kaluar ku si pasojë e një zjarri humbën jetën 27 persona. Partia Socialdemokrate njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra pas protestave massive të një dite më parë. «Viktor Ponta është dorëhequr nga detyra. Dikush duhet të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi”-thuhet në deklaratën e Partisë Socialdemokrate rumune.

Pjesa më e madhe e personave që gjendeshin ne lokalin e natës ku shpërtheu zjarri ishin adoleshentë dhe të rinj.  Qeveria organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme dhe shpalli tri ditë zi kombëtarë per kete tragjedi. ndersa Presidenti Klaus Iohanis u shpreh se nuk janë respektuar ligjet mbi fishekzjarret, të cilet nuk mund të ndizen brenda një mjedisi të mbyllur.

Dorëheqja e kryeministrit rumun për Shqipërinë tingëllon disi e habitshme, pasi ky është një standard që kryeministrat shqiptarë nuk njohin edhe pse në Shqipëri kanë ndodhur shpërthime si ai i Gërdecit apo ngjarje si ato të 21 Janarit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.