“Bankers Petroleum” i kërkohen 50 milionë dollarë

Postuar në 01 Tetor, 2015 16:06

“Bankers Petroleum” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përballen në gjykatë. Top-Channel njofton se është kompania kanadeze ajo që ka paditur DPPT-në në Gjykatën Administrative, duke kërkuar pezullimin e një akti që i faturon Bankers 24 milionë euro. “Top Channel ka mësuar se konflikti lidhet me shumën e taksave që kompania kanadeze duhet të paguajë në institucionin shtetëror. Mësohet se pak javë më parë Tatimet i kanë kërkuar Bankers që të paguajë më shumë taksa nga sa ka deklaruar. Burime të rezervuara thonë se bëhet fjalë për një shifër prej rreth 50 milionë dollarë, të cilat sipas Tatimeve kompania kanadeze i detyrohet shtetit. Por Bankers thotë se akti i Tatimeve është i paligjshëm dhe ky duket se është shkaku i përplasjes mes palëve”, raporton TCH. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.