Mishi i gjedhëve me AIDS, një tjetër lajm i rremë që xhiron lirshëm web-in

Postuar në 31 Gusht, 2015 10:24

Një lajm i ditëve të fundit mbi më shumë se 650 persona që janë infektuar me AIDS me anë të mishit të gjedhit, po bën xhiron e rrjetit. Lajmi i qarkulluar nga siti italian altervista.org dhe i përkthyer edhe në shqip, flet për aksionet e ushtruara në Torino, Roma, Verona, Potenza, Brindizi dhe Palermo, në supermerkatet e të cilave është tregtuar mish i infektuar me AIDS. Origjina e mishit ishte nga Montpelieja e Francës dhe janë sekuestruar mbi 40 milionë euro mall.

Por duket se është një ndër shumë “fake news” që rrisin klikimet për shkak të dramacitetit të titujve, por që nuk kanë lidhje me të vërtetën. Transmetimi i AIDS përmes konsumimit të mishit të gjedhit tek njeriu, pra pas gatimit, është i pamundur, pasi janë specifikuar shkencërisht mënyrat sesi mund të infektohet një person me virusin HIV: Përmes raportit seksual ose transfuzioneve të pakontrolluara të gjakut. HIV nuk transmetohet dot nga mishi i kafshëve të ushqimit e madje, edhe ato variacione të HIV-it që janë gjetur tek disa kafshë si tek macja (FIV, majmuni (SIV) dhe gjedhët (BIV) nuk e infektojnë njeriun, por studiohen për qëllime shkencore. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.