Shpërthimet e Tianjinit, dëmi i kompanive të sigurimit, deri në 1.5 miliardë dollarë

Postuar në 18 Gusht, 2015 20:06

Shifrën e kanë publikuar disa analistë të Credit Suisse, duke vlerësuar të dhënat e para të mediave kineze: Dy shpërthimet në portin kinez të Tianjinit që përveç dëmeve të mëdha morën më shumë se 100 jetë njerëzish, mund të gjenerojnë një total humbjesh të kompanive të sigurimit prej 1-1.5 miliardë dollarësh. Tianjin, porti tretë më i madh në botë për volumin e përpunimit të mallrave, u godit nga shpërthime masive më 12 gusht, që dëmtuan një pjesë të madhe të zonës industriale dhe shkaktoi tronditje të tokës në disa kilometra distancë.   

Më të prekurat janë kompani sigurimi kineze, por edhe grupe ndërkombëtare. Sa për shembull, Hyundai Motors, një prej industrive automobilistike që operon në këtë port, ka deklaruar se mbi 4 mijë makina të sajat janë dëmtuar nga shpërthimet, një dëm me vlerë rreth 136 milionë dollarë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.