Tipike: Khloe Kardashian dashuron atë që e shkatërroi (HOLLËSI)

Postuar në 05 Gusht, 2015 14:13

Khloe Kardashian pasi ka folur gjatë e gjerë për dietat, fizikun, dhe stërvitjen, u përqëndrua tek bashkëshorti Lamar Odom.

Ajo thotë në intervistën e radhës:’E dua Lamar më shumë se gjithcka, e dua deri në vdekje. A mendoj se ai nuk luftoi maksimalisht për martesën tonë? Po. A mendoj se kjo erdhi si pasojë e luftës së tij me shumë zakone e probleme të tjera? Po.’

Kujtojmë se Khloe dhe basketbollisti Lamar Odom, vetëm një muaj pas njohjes u martuan. Gjatë martesës, Khloe zbuloi se ai kishte probleme me drogën, dhe e ka tradhëtuar shumë here. Ka qenë Khloe ajo që e ka falur, pafundësisht, por … (Ujku qimen e ndërron, e zakonin se harron.)/E.B

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.