Slideri Kryesor
Tërmeti i 26 nëntorit nuk u mat nga institucionet shqiptare. Ikën dritat
Tërmeti i 26 nëntorit 2019 nuk është regjistruar nga institucionet shqiptare. Sizmologu Llambro Duni ka pranuar në intervistë televizive se gjatë natës së 26 nëntorit në stacion kanë ikur dritat dhe aty mungon UPS.
Po përpiqemi ta rikuperojmë por është e vështirë
ka thënë Duni.
Komentet janë të tepërta. Vetëm në Shqipëri mund të dëgjosh kësi gjërash.
Irlandezi, një film alla Scorsese
Në media të shumta po diskutohet dhe flitet me entuziazëm për filmin e ri të regjisorit Martin Scorsese, “Irlandezi”(The Irishman).
Filmi bazohet mbi librin e autorit Charles Brandt, “Kam dëgjuar se lyen shtëpi” të vitit 2004, titull që ilustron një thënie të protagonistit Frank Sheeran. Sheeran, i njohur si Irlandezi, ishte pjesë e familjes mafioze Bufalino në Pensilvani dhe në intervistën dhënë për Brandt pretendon se ai ka vrarë sindikalistin e njohur Jimmy Hoffa, apo edhe gangsterin Joe Gallo.
FBI: FaceApp kërcënim për sigurinë
ShBA mendon se edhe produktet softuerike të zhvilluara në Rusi përbëjnë kërcënim për sigurinë duke kërkuar me këtë rast kategorizimin e tyre si temë e punës së kundërspiunazhit. Byroja Federale e Hetimit ka informuar senatorin demokrat të New York-ut, Chuck Schumer për shqetësimet e veta në këtë drejtim dhe pas kësaj ai ka bërë publik nevojën për ndërhyrje.
Shtyhen me katër muaj hetimet për presidentin. Komisioni: Na bllokoi tërmeti
Parlamenti shqiptar do të hetojë edhe për katër muaj për presidentin Ilir Meta. Komisioni Hetimor për shkarkimin e tij, drejtuar nga nënkryetari Alban Zeneli, ka kërkuar shtyrjen e hetimeve për shkak të Gjendjes së Jashtëzakonshme.
Vuçiç: Europa të sqarojë politikën e vet në Ballkan
Në Serbi kanë shprehur pasiguri për vijimin ose jo të procesit të integrimit në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kreun e Grupit Parlamentar të Partive Popullore në Parlamentin Europian, Manfred Werner, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka kërkuar që Europa të shprehet qartë se çfarë synon dhe do të bëjë në Ballkan.
Ne do të veprojmë racionalisht dhe në mënyrë pragmatiste duke parë më të mirën për vendin tonë
tha Vuçiç.
Qeveria detyron administratën dhe policët të solidarizohen financiarisht
Punonjësit e policisë janë urdhëruar të kontribuojnë financiarisht për të prekurit nga tërmeti. Një shkresë e bërë publike nga nënkryetari I LSI-së, që mban datën 27 nëntor urdhëron drejtorët e policisë të kontribuojnë nga paga me 5 mijë lekë të reja secili, vartësit e tyre me 4 mijë lekë te reja dhe punonjësit e tjerë civilë me 2 mijë lekë të reja.
Me Rilindjen nuk u qullos gjë. Provon bastin personal të Rindërtimit
Mediat kanë përcjellë momente nga tensioni skenik i kryeministrit me bashkëpunëtorë të tij. Njëherë duke shtyrë zv.kryeministrin Erjon Braçe, njëherë tjetër duke urdhëruar kryetarin e Bashkisë së Tiranës të marrë furçën e të lyejë një pallat, një herë tjetër duke i treguar vendin ministit të Brendshëm.
Histori/Batalioni "Antonio Gramsci" në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare shqiptare*
Gjashtë të akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit
Zyra e Prokurorit Special në Prishtinë ka ngritur akuzë për gjashtë persona të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e përfaqësuesit lokal të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç më 16 janar 2018.
Më mirë kur i prish tërmeti sesa t'i prishë "shteti"
Prokuroria e Shqipërisë ka nisur sot hetimin për pasojat e krijuara nga tërmeti, duke u orientuar në tri akuza: ndërtim i paligjshëm, shpërdorim detyre që lidhet ndër të tjera edhe me mospërmbushjen e rregullt të detyrave nga nepunësit shtetërorë të ngarkuar me mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve. Hapja e hetimeve penale në këtë drejtim implikon eventualisht dënime me burg dhe përgjegjësi për një zinxhir vendimmarrës, por edhe përgjegjësi njerëzore.
