Slideri Kryesor

Ndoshta të gjithë fituan diçka. Po Isa Mustafa dhe LDK, çfarë fituan?

Postuar në 26 Mars, 2020 14:01

Kryeministri i rrëzuar i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se mocioni i djeshëm provokoi një rënie të domosdoshme.

Ishte kjo një rënie e domosdoshme për ngritjen e nevojshme. Pa rënë qeveria si përbërje nuk bëhet dot qeverisja si përmbajtje. Jo se e kemi ditur, gjithsesi e morëm vesh.

Mbledhja e djeshme e kuvendit do të ishte mirë të mbahej mend gjatë. Mirëpo, nuk do të ndodhë kështu, sepse ne do të fitojmë. Pra, e ardhmja është e jona, ndërkohë që do ta humbim një tragjedi.

Obsesioni i kulturës perëndimore me Fundin e Kohës

Postuar në 26 Mars, 2020 13:42

 

Pse injorojmë se çfarë po ndodh këtu dhe tani, për t’i kërkuar katastrofat globale në horizont? Dhe pse një gjë e tillë tregon më shumë për ne sesa për kushtet e universit?

Isa Mustafa rrëzon Albin Kurtin në Kosovë

Postuar në 25 Mars, 2020 23:09

Kuvendi i Kosovës ka rrëzuar me 82 vota pro, 32 kundër dhe një abstenim qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti. Mocioni i ndërmarrë nga partneri i tij në qeveri, Lëvizja Demokratike e Kosovës ka kaluar me miratim të gjerë ndërkohë që gjatë gjithë ditës, Kurti ka replikuar dhe i është përgjigjur akuzave të ndryshme.

Duhet të jemi të qetë. Ato që thotë i ka lexuar në një dokument të jashtëm konfidencial

Postuar në 25 Mars, 2020 21:30

Top-Channel raporton se gazetari Muhamed Veliu ka parë një dokument konfidencial të përpiluar nga disa të huaj me qendër në Monako.

Co Vid -19 shpallet Virus Autokratik

Postuar në 25 Mars, 2020 21:11

Pandemia e koronavirusit ka hapur frontin e një lufte gjeopolitike të paprinciptë që provon se sëmundja kryesore e njeriut është tjetërgjë nga infektimi patogjenik i Co Vid 19. Kina në asnjë rast nuk deklaroi se virusi nuk shpërtheu jashtë saj. Ajo e mori këtë narrativë sapo nga SHBA nisi goditja politike që e cilësonte pandeminë si “virusi kinez”.

Të shmangemi nga mbiekspozimi mediatik për pandeminë!

Postuar në 25 Mars, 2020 17:28

Intervistë e psikiatrit të njohur Eugenio Borgna dhënë për gazetën “Avvenire” rreth krizës së frikës që ka mbërthyer shoqërinë njerëzore nga pandemia e koronavirusit.

Profesor, Ju keni studiuar dhe parë shumë dhe keni kuruar të sëmurë. Çfarë menduat duke parë ato imazhe të kamionëve të Ushtrisë mbushur me arkivolë që dilnin nga Bergamo?

Në ato imazhe perceptohet e gjithë tragjedia në veprim e sipër, jeta e shumë njerëzve që ikin nën izolim të plotë të çdo përkujdesjeje. Një vdekje e çpersonalizuar që humbet individualitetin e vet dhe bëhet numër, masë.

Foto/Statuja e Krishtit Shpëtimtar në Rio "vishet" me flamujt e vendeve të goditura nga pandemia

Postuar në 25 Mars, 2020 15:14

Gjermania dhe Franca: Mosmarrëveshja Serbi-Kosovë, çështje e sigurisë europiane

Postuar në 25 Mars, 2020 14:46

Gjermania dhe Franca kanë deklaruar se me kalimin e krizës së pandemisë do të organizojnë në Paris një samit për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës me praninë e Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell.

Kurti: Mocioni kundër meje, në funksion të shkëmbimit të territoreve

Postuar në 25 Mars, 2020 12:51

Është duke u zhvilluar seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ku diskutohet mocioni i mosbesimit ndaj Albin Kurtit, kryeministër i vendit. Në fjalën e vet, Kurti thotë se pas mocionit qëndron ideja e shkëmbimit të territoreve.

Virologu Crisanti: Numri real i të prekurve në Itali, 450 mijë. Mortaliteti i virusit arrin në 1.5%

Postuar në 25 Mars, 2020 00:58

I vetmi numër i saktë në pandeminë e sapo shpërthyer është ai i të vdekurve. Virologu Andrea Crisanti deklaron për gazetën “Correre della Sera” se numri real i të infektuarve në mbarë Italinë është rreth 450 mijë. Me rreth 6 820 të vdekur në mbarë vendin, rezulton se mortaliteti i këtij virusi është diku te 1.5%, pra shumë më tepër se gripi sezonal.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor