Slideri Kryesor

Suksesi i rimëkëmbjes varet nga të gjithë Ne

Postuar në 11 Prill, 2020 14:43

 

Pandemia e COVID-19 na gjeti të gjithëve të papërgatitur. Patriarku Henri Kissinger, në një editorial të tij më datë 6 prill 2020, në gazetën “The Wall Street Journal”, me titull “Koronavirusi do të ndryshojë përgjithmonë rendin botëror”, shprehet se “Koronavirusi ka goditur me një forcë dhe egërsi të paprecedentë”.

 

Shqipëria do përfitojë falas medikamentin japonez, Avigan, i provuar si efektiv kundër CoVid-19

Postuar në 11 Prill, 2020 12:10

Qeveria japoneze do të ofrojë falas për Shqipërinë ilaçin Avigan që po përdoret tek pacientet me Covid-19 nga disa vende dhe po jep rezultate pozitive.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht dhe theksohet se Shqipëria është në listën e 20 shteteve që do të ndihmohet në këtë periudhë të vështirë ku Covid-19 ka “pushtuar” botën duke marrë mijëra jetë.

17 raste të reja me CoVid-19. Arrin në 433 totali i të prekurve

Postuar në 11 Prill, 2020 11:24

Në Shqipëri është shtuar me 17 numri i rasteve të prekur nga CoVid-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se në 24 orët e fundit janë kryer 259 teste dhe rezultati ka qenë me një rritje me 10 raste krahasuar me një ditë më parë. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 433. 

Rastet e reja janë të shtuara në Tiranë, Shkodër, Pukë, Lushnje, Krujë dhe Durrës, ndërsa harta nuk është zgjeruar me qytete të reja të infektuara me koronavirus.

Balluku: Anullohen Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat

Postuar në 10 Prill, 2020 17:07

Pas Thumanë - Kashar, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka njoftuar edhe dy anullime të tjera të mëdha. Koncesionet Milot-Balldren dhe Orikum-Dukat, që sipas saj do të rishikohen dhe fondet e akorduara për të cilat do të shkojnë në luftën kundër pandemisë. 

Kreu i OBSh-së për Shqipërinë: Gonzalez: Zbutja e masave do të sjellë shtim të rasteve

Postuar në 10 Prill, 2020 15:50

Zbutja e masave nga qeveria shqiptare në luftën kundër koronavirusit mund të sjellë shtim të rasteve, ndaj diçka e tillë duhet të bëhet me tepër kujdes dhe vetëdije. Kështu thotë kreu i OBSH-së në Shqipëri, Raul Gonzalez, pas lajmërimit se Shqipëria do të zgjerojë fashën e lëvizjes dhe shërbimeve. Në një lidhje Skype për TvT, ai thekson kthimi në normalitet për shkak të situatës së Covid-19 kërkon disa muaj.

Ambasadorët ndërrojnë, por jo zakoni i pranisë sa pakufizuar në media

Postuar në 10 Prill, 2020 13:55

Shikoni se çfarë lajmi përcillet sot:

Shpresoj të takohemi nga afër së shpejti, por për momentin, pata kënaqësinë të takoja virtualisht kryetarët e bashkive të Tiranës, Korçës dhe Fierit dhe prefektin e Durrësit. Faleminderit që i mbani qytetarët të sigurt dhe të shëndetshëm duke zbatuar rigorozisht masat e distancimit social. Le të vazhdojmë me bashkim dhe disiplinë për të mposhtur COVID-19

Fotolajm/New York, nis hapja e varreve masive si pasojë e pandemisë

Postuar në 10 Prill, 2020 13:33

Turqia kërkon që mediat sociale të kenë përfaqësues rezident për të trajtuar ankesat

Postuar në 09 Prill, 2020 17:41

Turqia do t’u kërkojë mediave sociale me trafik të lartë interneti të caktojnë atje një përfaqësues, i cili do të shqyrtojë shqetësimet e ngritura nga autoritetet për përmbajtjen në platformat e tyre. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila disponon një kopje të draftit që do të shndërrohet në ligj.

Kompanitë që nuk respektojnë masën e re mund të përballen me përgjysmimin e bandës për 30 ditë pas urdhrit të gjykatës dhe reduktimin me 95% pas 30 ditësh të tjera nëse nuk merren masa.

Telefonatë Kurti-Macron/Kryeministri i Kosovës: Europa dhe Franca janë të pazëvendësueshme

Postuar në 09 Prill, 2020 14:18

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar mbrëmë një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron me të cilin ka diskutuar situatën e pandemisë, por edhe dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Zyra për shtyp e kryeministrit njofton se Kurti ka sqaruar masat e marra nga qeveria për përballimin e pandemisë, ndërkohë që ka shtuar se për sa i përket krizës aktuale në Kosovë, zgjidhje janë vetëm zgjedhjet. 

Kriza e pandemisë, Borrell: Fondet e parashikuara për Ballkanin Perëndimor nuk preken

Postuar në 09 Prill, 2020 14:01

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se adresimi i fondeve europiane për luftën kundër pandemisë, nuk do të prekë fondet e përcaktuara më herët për vendet partnere. 

Asnjë vend nuk do të humbasë paratë e alokuara më parë për ta nga BE për shkak të kalimit të fondeve në atë që e shohim si prioriet. Niveli i ndihmës së BE për çdokën do të jetë i njëjti dhe sasia e drejtuar në çdo vend do të varet nga shkalla e zbatimit të programit

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor