Slideri Kryesor
Thaçi i kërkon për herë të tretë Kurtit emrin e të mandatuarit për kryeministër
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar për herë të tretë nga kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, emrin e të mandatuarit për kryeministër të Kosovës.
Arrin në 494 numri i të infektuarve me CoVid-19. 19 raste të reja sot
Është shtuar me 19 numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri.
Do na fusë në burg, por si?
Shumica parlamentare ka miratuar së fundmi, ose ndoshta ka ndarë mendjen të miratojë normat e reja të legjislacionit penal për gjendjet e epidemisë. Një ndër pikat e diskutuara është edhe përhapja e infeksionit, infektimi i tjetrit që mund të sjellë vdekjen etj..
Pra kur veprimet kryhen me qëllim. Mirëpo si do të provohet një gjë e tillë? Duhet parë ligji pasi aty mund të gjesh edhe shpjegimet, por sërish ngjan abusrde të nisësh një proces të tillë që nuk verifikohet. Në fund të fundit unë mund ta kem sëmundjen dhe nuk e kam përhapur. Si vallë do të dënohem?
A kanë fuqi juridike urdhërat e Ministres së Shëndetësisë, nxjerrë gjatë epidemisë?
Në fillim të marsit me deklarimin e rasteve të para të personave të infektuar me COVID-19 nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndërmorrën një sërë masash për kufizimin e lëvizjes së shtetasve, për mbylljen e apo kufizimin e disa aktiviteteve tregtare, si edhe për çështje të tjera.
Tani edhe në ShBA kundër diplomacisë hormonale në Kosovë
Presioni diplomatik amerikan ndaj qeverisë së Kosovës ka rezultuar kundërproduktiv dhe mbi të gjitha ka qenë joproporcional. Kjo gjë kuptohet tanimë edhe në politikën amerikane ku ka zëra që të hiqet dorë nga kjo lloj diplomacie prej ramboje siç cilësohet ajo e ushtruar nga Richard Grenell, yesmeni i Donald Trump.
Asgjë nuk mund ta parandalonte këtë pandemi
Drejtoresha e Qëndrës Europiane për Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve Andrea Ammon, thotë në një intervistë për “Politico” se përhapja e koronavirusit vështirë se mund të ndalej.
Nuk jam e sigurtë nëse ndonjë lloj këshille do ta kishte parandaluar. Ka vende që moren masa shumë strikte që në fillim dhe sërish janë në të njëjtën situatë si ShBA dhe Italia. Kështu që nuk jam e sigurtë se ka ndonjë gjë që mund ta ndalonte këtë
Kryeministri prezanton Paketën e Zgjeruar të ndihmës për 176 mijë familje dhe individë
Kryeministri Rama ka prezantuar pak më parë atë që e quajti paketa e zgjeruar e ndijmës financiare.
Kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 mijë individë dhe familje, duke u ofruar mjetin financiar për ta përballuar me një frymëmarrje më të lehtësuar këtë 40 ditësh vendimtar që kemi përpara deri në fund të muajit.
Po dalim nga epidemia. Tani më shumë teste dhe analiza seriologjike
Momenti kritik ka kaluar për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e CoVid-19. Kështu është shprehur mjeku Pëllumb Pipero që në një intervistë me News 24 ka deklaruar se java që vjen do të sjellë ulje të numrit të rasteve me të infektuar.
Ç’kuptim ka bllokimi në fundjavë?
Sot ka nisur të aplikohet faza e dytë e karantinimit me fashën orare të aktiviteteve ekonomike deri në orën 17:30. Nëse mund të shohësh lirshëm në Tiranë, disa aktivitete kishin nisur punë e disa jo. Pika të vogla shërbimi që rrinë mbyllur, ndërkohë që të tjera janë hapur. Nuk dihet si mbi ç’kriter është bërë përzgjedhja e aktiviteteve që lejohen të punojnë dhe të tjerëve që jo.
21 raste të reja me CoVid-19 në Shqipëri, shkon në 467 totali i të infektuarve
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë te ditur sot se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin e të prekurve me COVID-19 në 467.
