Slideri Kryesor

Pushteti i 4-t merr rolin e akuzës/CNN do futjen në burg të Donald Trump

Postuar në 09 Janar, 2021 13:04

Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se vënia në zbatim e amendamentit 25 për shkarkimin e presidentit, do të turbullonte edhe më shumë situatën në SHBA.

Nuk mendoj se ne duhet të ekzagjerojmë. Janë vetëm 13 ditë për Trump në detyrë

ka thënë Bolton.

OBSh: T'i jepet fund marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19

Postuar në 09 Janar, 2021 00:45

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje dje që t’i jepet fund praktikës së marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19. Drejtuesi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka vënë në dukje faktin se për shkak të kësaj praktike, vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta nuk po arrijnë do të aksesojnë tregun e vaksinave.

Vendet e pasura kanë shumicën e furnizimeve

Teatri i shpëtimtarit të botës. Pelosi kërkon garanci për kodet bërthamore

Postuar në 08 Janar, 2021 22:32

Bota qenka në buzë të greminës dhe atë op e shpëtojnë demokratët amerikanë me në krye Nancy Pelosi, që kryen detyrën e kryetares së Kongresit. Mediat amerikane raportojnë se Pelosi ka komunikuar me kreun e Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Mark Milley me të cilin ka folur për çështjen e presidentit Trump dhe kodeve bërthamore.

Ministrja e Infrastrukturës raporton nga Dubai për përmbytjet në Shqipëri

Postuar në 08 Janar, 2021 21:23

Përmbytjet në disa zona të vendit pas disa ditësh reshje intensive mblodhën sot Komitetin e Emergjencave.

E zhvilluar online, mbledhja bëri bashkë kryeministrin, krerët e disa ministrive dhe drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Emergjencave Civile.

Në lidhje me situatën e përmbytjeve në vend, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, raportoi nga Dubai, ku ndodhet për një vizitë pune.    

Rrezik për Qytetërimin/Koha që Tirana zyrtare t'i vërë sanksione Donald Trump

Postuar në 08 Janar, 2021 15:11

Në gazetën “Tema” është publikuar një shkrim që evidenton gjenialitetin parashikues të Liderit të Ballkanit, Edi Rama. Në marshin e tij të pandalshëm historik, me hapin drejt horizonteve të parrokshme nga mendjet butake të njerëzve të zakonshëm, z. Rama dikur parashikoi se Trump ishte rrezik për qytetërimin. Dhe për këtë gazeta i kujton këtij modesti të rrallë se mund të krenohet.

Fuga 2.0/Në PD duhet leje për të folur

Postuar në 08 Janar, 2021 14:55

Një koleg i një televizioni më thoshte se kishte kërkuar intervistë me dy përfaqësues të Partisë Demokratike. Fjala është për Partinë Demokratike në Shqipëri. Dhe përgjigja që kishte marrë nga të zgjedhurit e popullit, apo që supozohet se do jenë të tillë nesër ishte: Dakord, por duhet të marr leje nga Elona. Ose nga Desada.

Pushteti që varet nga Facebook

Postuar në 08 Janar, 2021 03:08

Vendimi i platformave dixhitale të mediave sociale për të bllokuar komunikimet e presidentit Donald Trump përbën një dëshmi të forcës përcaktuese që ato kanë në balancën e pushtetit dhe në mobilizimin e njerëzve për kauza të ndryshme. Sot ky mobilizim po konsiderohet si i rrezikshëm për demokracinë, si kërcënim për të ardhmen dhe si katalizator ndaj urrejtjes ndaj establishmentit.

Lideri i vetmuar: Origjina e strategjisë së Francës për politikën e jashtme të BE-së

Postuar në 08 Janar, 2021 00:35

Viti 2020 nuk ishte i lehtë për unitetin evropian. Pandemia i detyroi  vendet anëtare të BE-së të përfshihen në një dialog edhe më intensiv mbi drejtimin që ata duan të marrë Blloku.

Zuckerberg bëhet palë: Trump po minon demokracinë. I bllokojmë llogarinë edhe për 2 javë

Postuar në 07 Janar, 2021 17:36

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg ka publikuar minuta një editorial të shkurtër përmes të cilit njofton vendimin për bllokimin e të drejtave të Donald Trump për të përdorur platformën në funksion të politikave të tij.

Duke cilësuar qysh në fillim se Presidenti Donald Trump po minon tranzicionin paqësor të pushtetit, Zuckerberg thekson se tolerimi i presidentit në situatën e re është i pamundur.

Show strategjik i lypsarit të Tiranës

Postuar në 07 Janar, 2021 14:26

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Bardh Spahia shkruan sot se e ashtuquajtura marrëveshje për kurimin falas të 100 pacientëve shqiptarë në Turqi, njoftuar dje nga Kryeministri Edi Rama, është në fakt një rinovim i një marrëveshjeje të vitit 1999.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor