Slideri Kryesor
Burrë i zgjuar, për gjyqtaren Hoxha bën pretencë. Për Xhaçkën dhe Manastirliun nuk e hap gojën
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha.
Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi
tha Rama.
Në SPAK ka një akuzë për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, por kryeministri nuk ka reaguar.
Korrupsionin e bëjnë disa horra, sistemi prodhon heronj
Nga hetimet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka gjetur probleme dhe të dhëna edhe për disa punonjës të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë. Mes tyre edhe kardiokorurgu i njohur Ervin Prifti që është pezulluar nga detyra për korrupsion pasiv. Akuza që ngrihet për Priftin është sqaruar në media dhe ajo implion edhe ryshfetin. Deri në vendimin e gjykatës ne duhet të mendojmë se Prifti është i pafajshëm. Ky është katekizmi i jurisprudencës demokratike të cilin kemi adoptuar.
Arrestohet gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha
Gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është vënë në pranga, pas një urdhër-arresti të nxjerrë më herët nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në kuadër të këtij procedimi janë shoqëruar edhe disa persona të cilët ushtrojnë detyrën në Gjykatën e Krujës.
BE i mbyll “derën” vaksinës ruse
Bashkimi Europian nuk ka ndërmend të përfshijë Sputnik V në spektrin e vaksinave që po përdoren për të imunizuar popullatën europiane. Ajo që deri tani është lënë të kuptohet, përfundimisht është thënë me zë nga zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.
Ndërron jetë Larry Flint
Manjati i pornografisë, Larry Flint ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare, sipas gjasave nga zemra. Lajmi është publikuar fillimisht nga revista “TMZ” dhe më pas është raportuar edhe nga media të tjera në SHBA.
Rama merr përsipër “sqarimin” e gjobës së KQZ për Veliajn
Një ditë pasi KQZ gjobiti kryebashkiakun e Tiranës me 825 mijë lekë për shkelje të rregullave në zhvillimin e aktiviteteve elektorale, kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje. Rama dhe Veliaj ishin bashkë në Zall-Herr, ku një familje ka hyrë sot në shtëpinë e re të rindërtuar pas tërmetit. Kryeministri tha se gjobat e KQZ-së nuk do e ndalojnë punën e qeverisë.
“Fytyrat” e reja të SARS-CoV 2, vjen varianti i Milanos
Një variant i ri i virusit Sars-Cov-2 është zbuluar nga virologët e Universitetit të Milanos. Mutacioni nuk përfshin proteinën Spike të virusit dhe për këtë arsye nuk duket se e ndryshon aftësinë e tij për të infektuar, por është akoma me shumë interes, sepse mund të ndikojë në reagimin imun të trupit të njeriut.
Gjeopolitika e vaksinave, Ballkani Perëndimor kthen sytë nga Lindja
Serbia mban deri tani vendin e parë për avancimin në fushatën e vaksinimit. Falë Kinës, ajo është pararojë në Evropën kontinentale. Rreth 7% e serbëve kanë bërë deri tani të paktën një dozë të vaksinës, një normë më shumë se dyfishi i mesatares aktuale të Bashkimit Evropian, ku midis 3 dhe 4 për qind e njerëzve janë vaksinuar që në fillim të shkurtit.
Drejtësi invalide nga Strasburgu
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj reagoi sot menjëherë sapo u njoftua se Gjykata e Strasburgut rrëzoi ankesën e ish-anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj, e cila pretendonte se rivlerësimi i saj në procesin e vettingut nga organet përkatëse ishte në kundërshtim me Kushtetutën.
#Llogjejopunë/Projekti pilot në shëndetësi u premtua 4 vjet më parë
Sot kryeministri Edi Rama ka prezantuar para gazetarëve atë që e ka quajtur reform në sistemin shëndetësor. Sipas z. Rama tani nis një projekt pilot i administrimit që ndër të tjera u mundëson mjekëve të jenë pjesë e sistemit publik, por edhe të fitojnë më shumë të ardhura në këmbim të shërbimit ekstra.
Që nga QSUT ne do të fillojmë në formën tjetër të reformës, që është autonomi dhe dhënia mundësisë për mjekët, që mund të jenë jo vetëm shërbëtorë të publikut në spital, por të jenë aty si në pronën e tyre në kuptimin më të mirë të fjalës
