Slideri Kryesor
Shfaqet për herë të parë një pikturë e Van Gogh
Një pikturë e vitit 1887 që mban firmën e Vincent Van Gogh shfaqet në public për herë të parë. Piktura është ruajtur nga një familje franceze për më shumë se një shekull. Ajo del në shitje më 25 mars në ekspozitën impresioniste dhe moderne të Sotheby’s në Paris, në bashkëpunim me shtëpinë e ankandeve parisiene Mirabaud Mercier.
Ironike, Kuvendi miraton ligjin “Për Azilin” pas akteve të dyshimta me gulenistët
Pak gjëra janë qesharake dhe me zarar në të njëjtën kohë sesa miratimi i ligjeve dhe normave juridike nga një pseudoshtet si ky yni. Qesharake sepse ato janë gërma pa vlerë në një vend ku gënjeshtra dhe vjedhja janë interes parësor; me zarar sepse ligjet janë aty si shkop gome dhe litar për ata që ngecin në rrjetën e tyre.
Guxo gjëra madhështore! Mesazhi i NASA-s në parashutën e sondës "Perseverance"
Një inxhinier kompjuterik, Ian Clark, kla zbuluar përmes një kodi binary një mesazh të koduar të incizuar në parashutën e madhe të përdorur nga NASA për të zbritur në Mars sondën “Perseverance”.
Guxo gjëra madhështore -, thuhet në mesazhin në fjalë shkruar në parashutën me diametër 21 m. Një frazë e ish-presidentit Teodor Ruzvelt që është deviza e Laboratorit të NASA-s për studimin e motorrëve të anijeve kozmike.
Mesazhi u vendos në parashutë për të parë orientimin e saj në zbritje dhe përmbajtjen e tij e dinin vetëm 6 persona.
Shqipëri hesapi/Bashkia Pogradec kërkon ustallarë për firmën që ka fituar tenderin e rrugës!!!
Më 22 shkurt të këtij viti, Bashkia e Pogradecit ka nxjerrë në Facebook këtë njoftim:
Një letër bakalli nga Amerika
Ardian Dvorani është bërë sot sërsih lajm në mediat e pushtetit me njoftimin se ai ka marrë një vlerësim në SHBA si një ndër “kampionët ndërkombëtarë të anti-korrupsionit”. Fjalë këto të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Gjykatësi Dvorani zhvilloi mekanizma për të reduktuar ndikimin politik dhe kriminal në sistemin e drejtësisë, hapa që kontribuan në vendimin e BE-së në mars për të hapur negociatat për pranimin e Shqipërisë
Dallëndyshet e turizmit për 2021 në Sarandë
Ndiqeni kronikën e Tele Jonit. Kryetari i Bashkisë së Sarandës Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij një grup gazetarësh që ndodhen në Sarandë me rastin e një aktiviteti me temë: “Dita e Miqësisë” e gazetarëve. Media – Turizmi – Pandemia në këndvështrimin e gazetarëve të UGSh, miq në Sarandë”.
Një ankesë për Bitcoin i kushton Elon Musk 15 miliardë dollarë
Elon Musk nuk është më njeriu më i pasur në botë, që prej javës së kaluar, kur aksionet e Tesla Inc. ranë me 8.6%, duke i marrë me vete 15.2 miliardë dollarë nga vlera e tij neto.
Rënia më e madhe e Tesla-s që nga shtatori u nxit pjesërisht nga komentet e Musk mbi çmimet e Bitcoin dhe rivalit më të vogël, Ether. Musk tha se ato janë të larta.
Ky mesazh në Tuiter erdhi në javë pasi Tesla njoftoi se shtoi 1.5 miliardë dollarë Bitcoin në bilancin e saj.
Miniera e Turow/Çekia padit Poloninë në Gjykatën Europiane të Drejtësisë
Republika Çeke do ta çojë Poloninë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për aktivitet të paligjshëm në minierën e qymyrit Túrow. Vendimin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Tomáš Petříček (S&D). Sipas Byrosë Evropiane të Mjedisit, kjo është hera e parë në historinë e BE-së, që një shtet anëtar padit një tjetër për një tjetër për çështje mjedisore.
Gjenomet njerëzore sintetike, inteligjenca artificiale kapërcen problemin e privatësisë
Studiuesit i kanë mësuar inteligjencës artificiale të bëjë gjenome artificiale – duke kapërcyer kështu problemin e mbrojtjes së informacionit gjenetik të njerëzve, ndërsa grumbullojnë ADN të mjaftueshme për kërkime. Rrjetet kundërshtare gjeneruese (GAN) vendosin dy rrjete nervore kundër njëri-tjetrit për të prodhuar të dhëna të reja, sintetike, të cilat janë një imitim aq i mirë, saqë mund të merren për të dhëna reale.
Shembuj të ngjashëm ka pasur deri tani, pasi dime se inteligjenca artificiale mund të gjenerojnë artikuj bindës lajmesh, blogje ushqimore ose fytyra njerëzore.
Mëk - mëk për vaksinën: Unë Lyp vetëm në Perëndim, jo në Rusi dhe Kinë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur dje pyetjeve të gazetarëve për blerjen e vaksinës ruse apo kineze kundër CoVid-19 për të cilat ka një debat nëse duhen përfshirë në process apo jo. Z. Rama ka zgjedhur të justifikohet në përgjigjen e vet duke fajësuar deri diku mosnjohjen e situatës nga mediat që raportojnë.
