Slideri Kryesor
Në Velipojë ndodhi ajo që ka 30 vjet që ndodh kudo në Shqipëri
Ngjarja e djeshme në Velipojë ku mbetën katër viktima dhe pati të plagosur nuk ka ndonjë të re. Aty e re është emri i personave që siç raportohet kanë patur një konflikt për vendosjen e shezlongëve në hotelet në pronësi.
Ka dhënë 1 dekoratë në ditë
Gazeta “Koha Ditore” ka bërë një përllogaritje të numrit të dekoratave të akorduara nga ish-presidenti kosovar, Hashim Thaçi gjatë qëndrimit të tij në detyrë. Llogaria flet për ethe të vërteta dekorimi:
Pisonero: Shqipëria meriton hapjen e negociatave
Dështimi për t’i dhënë Shqipërisë një dritë jeshile për negociatat nuk duhet të dekurajojë as Tiranën dhe as Brukselin. Këtë ka lënë të kuptohet në një intevistë për MCN zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero. Ajo thotë se si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut meritojnë të çelin negociatat, por i shmanget pyetjes nëse ka ardhur koha që të dy vendet të ndahen në procesin e integrimit.
Intervista e plotë
Pse nuk e trashëgojmë gjenetikisht moshën e prindërve?
Qelizat plaken bashkë me ne, duke akumuluar dëmet që pësojnë me kalimin e kohës. Por ajo që mbetet mister është se pse pasardhësit tanë nuk i trashëgojnë këto ndryshime.
“Kur lind, ti nuk trashëgon moshën e prindërve. Për disa arsye, e nis nga zero”, thotë Yukiko Yamashita, biolog në MIT.
Homo Longi "ndërhyn" mes Sapiensëve dhe Neandertalëve
Pas zbulimit të një specieje të re të Neandertalit, vjen ajo e fosileve të një specieje të re njerëzore, Homo longi ose 'Njeriu Dragua'. Emërtimi është frymëzuar nga vendi në Kinë, ku u gjetën eshtrat: 'Long Jiang', që do të thotë 'lumi i Dragoit'.
3.5 miliardë euro për t’i mbajtur refugjatët jashtë BE-së
Bashkimi Evropian do të mbështesë me 3.5 miliardë euro (4.18 miliardë dollarë) Turqinë, në mënyrë që të vazhdojë të strehojë refugjatë sirianë deri në vitin 2024. Fondi është pjesë e një plani më të madh rajonal për mbështetjen e refugjatëve, në mënyrë që të ndalohet fluksi i tyre drejt vendeve të BE-së.
BE po kërkon të azhurnojë paktin e vitit 2016 me Ankaranë, një marrëveshje e diskutueshme për të cilën blloku ra dakord të shpenzonte 6 miliardë euro për refugjatët sirianë në Turqi.
Drejt një epoke pandemish
Pandemia aktuale e kapi botën të papërgatitur. Por të tjera mund të vijnë. Për t’iu përgjigjur krizave të ardhshme para se ato të ndodhin, ekspertët europianë u mblodhën në konferencën vjetore të kërkimit dhe inovacionit të Komisionit Evropian.
BE-ja rrëzon propozimin franko-gjerman për një samit me Rusinë
Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka hedhur poshtë dje propozimin franko-gjerman për një samit mes BE-së dhe Rusisë.
Ishte një diskutim shumë përfshirës, jo i lehtë. Nuk pati marrëveshje sot për një takim të afërt mes liderëve
tha pas takimit të 27 vendeve anëtare, kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Izrael, gjenden fosilet e një hominidi të ri
Gërmimet e fundit në Izrael kanë zbuluar një grup hominidësh të panjohur më pare, që i përkasin Epokës së Gurit dhe që mendohet se kanë kontribuuar në evolucionin e species njerëzore, Homo.
Banorët e një siti të quajtur Nesher Ramla, i cili ka qenë i banuar rreth 140 000 deri 120 000 vjet më parë, u bashkohen Neandertalëve dhe Denisovanëve si popullsia e tretë Homo Euroaziatike që u ndërthur me kulturë dhe ndoshta u ndërlidh me Homo sapiensët antike, thonë studiuesit.
Gjenocidi kulturor mbi indigjenët, 751 varre të tjera gjenden në Kanada
Një tjetër varrezë zbulohet pranë një ish-shkolle të kishës katolike në Kanada. Një grup indigjen në provincën Saskatchewan të Kanadasë gjeti 751 varre të pashënuara, vetëm pak javë një zbulimi të ngjashëm në British Columbia, që tronditi vendin dhe nxiti kryeministrin Justin Trudeau të kërkojë që në historinë e Kanadasë të njihet "racizmi sistemik", raporton "The Guardian".
