Slideri Kryesor

Céline trazon sërish Francën

Postuar në 14 Shtator, 2021 15:01

qendër të debatit të ndezur së fundmi në botën letrare franceze janë 6 000 faqe në dorëshkrimin e Louis-Ferdinand Céline. Ky thesar letrar, ekzistenca e të cilit ishte vënë në dyshim nga ekspertët që kanë studiuar romancierin dhe mjekun e shekullit XX, u shfaq papritur, si nga një botë tjetër, në qershor 2020 dhe vazhdon të ngrejë polemika.

Rreziqet e vaksinimit të detyrueshëm

Postuar në 14 Shtator, 2021 09:15

 

Kina teston në Gobi reaktorin e parë bërthamor me torium

Postuar në 14 Shtator, 2021 02:24

Një faqe e re në historinë e energjisë bërthamore mund të hapet këtë shtator në mes të shkretëtirës së Gobit, në very të Kinës

Britania refuzon vaksinat franceze kundër CoVid-19, të prodhuara me virus të inaktivizuar

Postuar në 13 Shtator, 2021 19:32

Britania ka anuluar një marrëveshje për furnizimin me dhjetëra miliona doza vaksine anti-COVID-19, të prodhuara nga kompania franceze Valneva, raporton SkyNews. Kjo e fundit është një kompani e re në tregun farmaceutik dhe prodhon vaksina në mënyrën tradicionale. Vaksina e saj, VLA2001, përdor një virus të çaktivizuar të ngjashëm me vaksinat e gripit.

Si e korruptoi British American Tobacco presidentin e Zimbabvesë

Postuar në 13 Shtator, 2021 18:45

Ish-presidenti i Zimbabvesë ka qenë një nga liderët më jetëgjatë në pushtet. Ai qeverisi për plot 37 vjet, kohë gjatë së cilës akuzat ndaj tij për korrupsion kanë qenë të shpeshta.  

Një hetim i BBC Panorama ka gjetur prova që sugjerojnë se një nga kompanitë më të mëdha britanike i ka dhënë ryshfet Robert Mugabes.

Dokumentet tregojnë se British American Tobacco (BAT) ishte përfshirë në negociata për të paguar midis 300 000 dhe 500 000 mijë dollarë për partinë e Mugabe-s, Zanu-PF, në 2013.

Luis Armstrong, "kalë Troje" i CIA-s në Kongon e vitit 1960

Postuar në 13 Shtator, 2021 14:59

Ishte një mbrëmje e paharrueshme: Louis Armstrong, gruaja e tij dhe një diplomat nga ambasada amerikane ishin jashtë për darkë në një restorant në atë që ishte ende Léopoldville, kryeqyteti i Kongos që sapo kishte shpallur pavarësinë.

Trombisti, këngëtari dhe drejtuesi i grupit, me nofkën Satchmo kur ishte fëmijë, ishte në mes të një turneu në Afrikë që do të zgjaste me muaj, i organizuar dhe sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit, në përpjekje për të përmirësuar imazhin e SHBA-ve në dhjetëra vende që sapo ishin shkëputur nga regjimet koloniale.

Studimi: 1/3 e barnave të kancerit janë inefektive, por u rekomandohen pacientëve

Postuar në 13 Shtator, 2021 12:57

Një e treta e barnave të kancerit që kanë marrë miratimin e përshpejtuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) vazhdojnë të rekomandohen në udhëzimet klinike, edhe pse testet klinike nuk arrijnë të tregojnë përmirësim në përfundim të tyre.

Basti 250-milionë dollarësh i “No time to die” me Lashana Lynch

Postuar në 12 Shtator, 2021 23:47

Lashana Lynch do të jetë krah Daniel Craig në “No Time to die”. Aventura e 25-të e 007-s e sjell Craig për herë të fundit në rolin e superagjentit, ndërsa Lynch do të luajë rolin e Nomit, një agjente e MI6. “No Time To Die” pritej të lançohej në mars 2020, por u shty tre herë për shkak të Covid-19. Kanë kaluar gjashtë vjet që nga filmi i fundit i Bond, “Spectre”, shkëputja më e gjatë në historinë e tij.

Oborri, qyteti, arti

Postuar në 12 Shtator, 2021 19:52

Arthouse lindi 6 vjet më parë me dëshirën për të qenë një pikë e vogël ku hyjnë e dalin artistë, njerëz që e duan dhe interesohen për artin. Ku hyjnë e dalin njerëz nga Shkodra por edhe nga vende të tjera të Shqipërisë po edhe nga vende të tjera të planetit. Ky momenti i shtëpisë si një vend privat që takon komunitetin publik, që i hap dyert, nuk është gjë kaq e jashtëzakonshme, sepse në shtëpitë tona ne presim e përcjellim mysafirë. Ideja që ta strukturojmë këtë marrëdhënie mes publikes dhe privates ka qenë ajo që më ka shtyrë që në fillim në krijimin e Arthouse si një projekt.

Dyshohet se ka vdekur në fund të 2020-ës, shfaqet në video lideri i Al-Qaidas

Postuar në 12 Shtator, 2021 17:31

Kreu i Al-Qaidas Ayman al-Zawahri është shfaqur sot në një video në 20-vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit 2001.

Jeruzalemi nuk do të judaizohet kurrë

shprehet ndër të tjera al-Zawahri.

Në media të ndryshme kanë ngritur dyshime mbi kohën e regjistrimit të videos, pasi lideri i al-Qaidas mendohet se ka muaj që ka vdekur.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor