Slideri Kryesor
Rusia: Katër kushte për fundin e luftës në Ukrainë
Rusia ka deklaruar se lufta në Ukrainë do të përfundojë kur kjo e fundit do të përmbushë katër kushte. Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, Kievi duhe të ndalojë çdo veprim ushtarak, të shpallë neutralitetin me Kushtetutë, të njohë Krimenë si territor rus dhe ët njohë republikat separatise të Donetskut dhe Luhanskut. Peskov i tha agjencisë “Reuters” se Ukraina është në dijeni të kërkesave të bëra.
Rusia kalon nga Interneti në RuNet
Konflikti me Ukrainën u bë shkak që Rusia të konkretizojë nismën e përfolur prej kohësh për shkëputjen nga rrjeti global i internetit. Në një komunikim zyrtar të dërguar "të gjitha autoriteteve ekzekutive federale dhe autoriteteve ekzekutive të subjekteve përbërëse të Federatës Ruse" thuhet se "deri më 11 mars të gjithë serverët dhe domenet duhet të transferohen në intranetin rus".
Rusia: Furnizimi i Europës me gaz vijon normalisht
Rusia vazhdon të furnizojë Europën me gaz përmes Ukrainës dhe në nivelet e dakorduara. Gjiganti shtetëror rus i energjisë Gazprom, i cituar nga Interfax, njoftoi se furnizimi vijon normalisht.
Agresioni rus në Ukrainë e detyron BE-në të rishkruajë strategjinë ushtarake
Europa është gati të ndryshojë dokumentin e ardhshëm të strategjisë ushtarake. Situata e krijuar në Ukrainë e ka detyruar BE-në të hartojë një dokument të ri. Drafti, të cilit i referohet EURACTIV, duhet të miratohet nga udhëheqësit e BE-së në mars, nën presidencën franceze të Këshillit të BE-së.
Kreu i peshkopëve gjermanë: Kisha duhet të pranojë seksin mes njerëzve të së njëjtës gjini
Kryetari i Konferencës së Peshkopëve Katolikë Gjermanë, Peshkopi Georg Bätzing, i ka kërkon Kishës Katolike të ndryshojë predikimet mbi moralin seksual, duke këmbëngulur se seksi mes njerëzve të së njëjtës gjini nuk e dëmton marrëdhënien e një individi me Zotin.
“Marrëdhëniet e të njëjtit seks nuk kanë asnjë problem”, i tha Peshkopi Bätzing revistës gjermane “Bunte” në numrin e saj të 4 marsit, "për sa kohë që ato kryhen me besnikëri dhe përgjegjësi".
Finlanda nuk është neutrale. Duhet të përgatitemi për çdo gjë, Putin nuk e ka luksin ta humbasë këtë luftë
Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka kthyer në vëmendje statusin e vendeve të Europës Qendrore, ose më mirë kërkesën e Rusisë për neutralitetin ushtarak të tyre, ish-kryeministri i Finlandës, Alecander Stubb deklaron në një intervistë për gazetën greke, “Kathimerini” se i vetmi vend që thotë se Finlanda është neutral, është Rusia.
Si një partner aktiv i Aleancës, Finlanda ka në themel gjithçka si detyrim, përveç nenit 5
Ukraina, nuk është dhe nuk do të bëhet një luftë e NATO-s
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka deklaruar se perspektiva e një anëtarësimi të Ukrainës në NATO nuk është e afërt.
Ne nuk kemi armiqësi me popullin rus dhe nuk kemi dëshirë të vëmë në diskutim të një komb të madh dhe një fuqi botërore. Ukraina nuk ka një perspektivë serioze të afërt anëtarësimi në NATO
ka shkruar Johnson në një opinion të publikuar në Neës York Times.
Zelenskiy: Rusët po përgatiten të bombardojnë Odesën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka paralajmëruar se trupat ruse po përgatiten të bombardojnë Odesën, porti më i madh i Ukrainës.
Ata po përgatiten të bombardojnë Odesën. Rusët kanë ardhur përherë në Odesa, kanë ndjerë vetëm ngrohtësi këtu, vetëm sinqeritet. Dhe tani çfarë? Bomba kundër Odesës? Artileri? Raketa? Do të jetë një krim lufte, një krim historik
ka thënë ai në një videokonferencë.
Raundi i tretë i negociatave, Rusia pritet të sulmojë në 48 orët e ardhshme në Kharkiv, Odesa dhe Kiev
Analistë të ndryshëm po vlerësojnë se trupat ruse do të ndërmarrin sulme ushtarake ndaj Kievit, Kharkivit, Mykolayv dhe ndoshta Odesës në 24-48 orët e ardhshme. Instituti për Studimin e Luftës nënvizon se në datën 5 mars, trupat ruse mund të kenë bërë një pauzë, ndërkohë që drejt qyteteve kryesore nuk ka patur asnjë ofensivë të madhe.
6 ditë sanksione, Shell dhe Total vijojnë operacionet me Rusinë
Sanksionet e vëna Rusisë me rastin e nisjes së agresionit ndaj Ukrainës, duket se kanë efekt të dyfishtë. Ato kanë nxjerrë nga tregu një aktor shumë të madh sa për t’u injoruar nga logjika e biznesit.
Ndonëse, në pamje të parë, solidariteti ngjan të jetë uniform, shenjat e para të lëkundjes po shfaqen. Kompania e njohur “Shell” njoftohet se ka blerë një ngarkesë nafte krudo nga Rusia, vetëm pak ditë pasi bëri me dije se do të kufizonte marrëdhëniet e biznesit me këtë vend.
