Slideri Kryesor

Flet për Mbretërimin e Edi Ramës

Postuar në 10 Shkurt, 2023 19:41

Mero Baze shkruan shpesh në komentet e tij se “Edi Rama argëtohet me…”, duke e lidhur argëtimin e kryeministrit me gabimet dhe gafat e kundërshtarëve politikë.

Tani pyetja që të lind është: ku e di Mero Baze se Edi Rama argëtohet? Pasi emocionalisht do të duhet të mbajmë parasysh çdo sjellje, përfshirë zhvillimin spontan të sindromave të ndryshme. Politikisht nuk kemi parë argëtim. Dritan Hila shkon më tej. Në një opinion të publikuar te gazeta “Tema" ai flet për mbretërimin e Edi Ramës. Pa thonjëza, në manifestim ekstaze të dëshirores.

Ndryshim i beftë i qeverisë në Moldavi

Postuar në 10 Shkurt, 2023 17:52

Presidentja moldave Maia Sandu ka caktuar Dorin Recean, një akademik dhe politikan, ish-ministër i Brendshëm, në detyrën e kryeministrit të ri të vendit.

Vendimi erdhi pas dorëheqjes së kryeministres Natalia Gavrilita që deklaroi se kirzat e shumëfishta të provokuara nga agresioni rus në Ukrainë kishin sjellë një dështim. Qeveria moldave është përballur me krizë energjetike, inflacion dhe paaftësi për të penguar dhunimin e hapësirës së saj ajrore.

Qeveria që shet shtetësinë me një apartament merret për 4 vjet me pasaportat e shërbimit

Postuar në 10 Shkurt, 2023 17:24

Qeveria shqiptare ka gjetur kohën të merret sërish me arnimin e vendimeve për subjektet që kanë të drejtë të pajisen me pasaportë diplomatike apo shërbimi.

Autoritetet belge arrestojnë eurodeputetin Marc Tarabella

Postuar në 10 Shkurt, 2023 13:23

Autoritetet belge kanë arrestuar eurodeputetin Marc Tarabella i përfshirë në skandalin "Qatargate". Arresti vjen pas përjashtimit të tij nga Partia Socialiste dhe pas heqjes së imunitetit të enjten bashkë me eurodeputetin Andrea Cozzolino.

Zëdhënësja e PE-së, Delphine Colard nuk pranoi të komentonte arrestin që lidhet me akuzën për shkeljen e ligjit belg për korrupsion, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe pastrim parash.

Nuk kemi parë gjë akoma!

Postuar në 09 Shkurt, 2023 15:31

Edi Rama is at Kryeministria.

Kështu njoftohet në krye të një postimi të kryeministrit në Facebook. Kryeministria në këtë rast të çon te një faqe satirike dhe nuk dihet nëse kjo është gabim, apo e qëllimshme. Në fotoalbumin e shpërndarë me këtë rast shihen një grup fëmijësh që kanë vizituar selinë e qeverisë, por pa sqaruar se kush janë, nga vijnë e për çfarë.

BE-ja njofton Konferencë Donatorësh për Turqinë dhe Sirinë në muajin mars

Postuar në 09 Shkurt, 2023 14:07

Komisioni Europian ka njoftuar se do të zhvillojë në muajin mars një konferencë donatorësh për pasojat e tërmetit në Turqi. Njoftimi është dhënë nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen dhe kryeministri suedez, Ulf Kristersson, pasi Suedia mban presidencën e radhës së BE-së. Von der Leyen ka bërë të ditur se deri më tani, në kuadër të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së janë dërguar në Turqi 31 ekipe kërkimi dhe pesë ekipe mjekësore nga 23 vende.

Rreth nevojës për taksimin e tokës

Postuar në 09 Shkurt, 2023 11:37

 

Mungon vetëm kënga për aeroportin dhe vizionin për "kombinatin e mishit "Labëria""

Postuar në 08 Shkurt, 2023 19:19

Gazeta “Tema” përcjell sot një lajm disi ndryshe. Në Vlorë është protestuar pro qeverisë dhe kundër shoqatave ambientaliste që kundërshtojnë ndërtimin e aeroportit. Argumenti i dikujt që citohet pa emër, por që referohet si pjesë Unionit Turistik të Vlorës është karakterial:

Në radhët e protestuesve nuk ka asnjë protestues vlonjat, duke lënë qartazi të kuptohet se protestat ‘kryeqytetase’ nxiten nga qarqe të tjera ekonomike.

Koha që ambasadorët të dalin nga jeta publike në Shqipëri

Postuar në 08 Shkurt, 2023 17:31

Ambasadori britanik  Alastair King Smith ka deklaruar nga Elbasani se do të ketë sanksione të reja për ata që minojnë demokracinë dhe bëjnë korrupsion. Të paktën kështu e raporton gazeta “Tema” diplomatin në fjalë që duhet thënë se po shkon pak skiç me formatin e deritanishëm të diplomatit britanik në vendin tonë.

Hije skandali për organizimin e Botërorit 2030

Postuar në 08 Shkurt, 2023 16:05

Politico” shkruan për atë që e quan një plan i sauditëve për të blerë Kupën e Botës në futboll. Pra të drejtën e organizimit të saj në vitin 2030. Sauditët raportohet se i ofruan Greqisë dhe Egjiptit ndërtimin e stadiumeve të reja në këmbim të votës pro për organzimin e kampionatit botëror në vitin 2030.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor