Slideri Kryesor

BQE rrit normën e interesit

Postuar në 16 Mars, 2023 16:18

Banka Qendrore Europiane ka vendosur rritjen e normës së interesit me 0.5 pikë përqindje duke e çuar atë në 3%. 
Vendimi është marrë për të përballuar inflacionin në dritën e vlerësimeve se “inflacioni do të mbetet shumë i lartë për shumë kohë”. 
 Banka ka siguruar po ashtu se stabiliteti bankar është i qëndrueshëm në zonën e Euros, garanci këto që lidhen me falimentimet bankare në ShBA. 

Fitojmë minimumi 31 bashki, s'kemi nevojë për garanci brenda koalicionit

Postuar në 15 Mars, 2023 20:48

Silva Caka, sekretare për marrëdhëniet me publikun në Partinë e Lirisë deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se në koalicionin mes PL dhe “Rithemelimit” nuk ka asnjë kompleks në lidhje me përcaktimin e vendeve në listën e Këshillave Bashkiak.

Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Caka tha se në vazhdën e vendimeve të KQZ dhe KAS u pa e udhës të mos lihet pa përfaqësim dhe garë asnjë figurë potenciale dhe se kjo nuk do të thotë që kjo është një tërheqje e PL.

Më tej, Caka tha se koalicioni fiton së paku 31 bashki dhe ndër to dhe bashki të mëdha.

Video/Lufta e Europës nëpër stadiume

Postuar në 15 Mars, 2023 19:19

Mediat italiane pasqyrojnë një situatë të ndezur në rrugët e Napolit, ku rreth 600 tifozë të Eintrahtit janë përleshur me policinë në prag të një ndeshjeje për tetëshen e kupës së Kampioneve. Tifozëve gjermanë u janë bashkuar edhe disa ultras të Atalantës për të ofruar kështu të vetmin spektakël baruti të Europës së sotme: atë të tifozëve të sportit.

Shuhet "star i mediave britanike". Shqipëria katranoset me drogë e korrupsion, Berisha shpallet lideri i opozitës

Postuar në 15 Mars, 2023 15:46

Ka një luftë mediatike që po zhvillohet mbi Shqipërinë, sidomos në mediat britanike. Gazeta “The Guardian” flet për shpalljen e lumit Vjosa parkë kombëtar, diçka që u pompua me të madhe nga kryeministri Edi Rama, qartazi në një përpjekje për lajme të mira nga vendit i tij i njollosur. “Spectator” dhe “Financial Times” flasin keq, nëse konsiderojmë keq zbardhjen e narko-realietit të Shqipërisë.

Demografia, tranzicioni, sëmundshmëria në Shqipëri

Postuar në 14 Mars, 2023 16:38

Në një intervistë për MCN Tv, sociologu dhe studiuesi i demografisë, Arjan Gjonça, flet për disa dukuri të injoruara nga politikat zyrtare por që në fakt janë në plan të parë për nga rëndësia. Tanzicioni demografik, moshimi, emigirmi, sëmundshmëria, janë probleme që përcaktojnë atë që mund të quhet “hapi zhvillues” i një shoqërie, e cila në kushtet e strukturimit të vet duhet të planifikojë dhe stimulojë për të shmangur problemet e së nesërmes. A e bën këtë Shqipëria? Si përherë rrëmujë. Ndiqni intervistën e z.

Polonia paralajmëron furnizimin e Ukrainës me Mig-29

Postuar në 14 Mars, 2023 15:25

Polonia do të furnizojë Ukrainën me avionë Mig-29 nga flota e vet ajrore për të fuqizuar kapacitetet mbrojtëse të këtij vendi përkundër Rusisë.

Mund të ndodhë në katër apo gjashtë javët e ardhshme

është shprehur kryeministri polak, Mateusz Morawiecki në një konferencë për shtyp.

Projekti i Euros digjitale

Postuar në 14 Mars, 2023 15:17

Në një opinion të publikuar në “Politico”, presidenti i Eurogrup, Paschal Donohoe, hedh idenë e një monedhe europiane të digjitalizuar. Duke komentuar dyshimet dhe faktin se ka disa kriptomonedha në qarkullim, Donohoe thekson se dallimi i euros digjitale është një bankë qendrore apo monedha fiat që nënkupton depozitat e bankave qendrore dhe paranë e emetuar prej tyre.

Në zemër të projektit të euros digjitale është objektivi për të ruajtur lidhjen mes qytetarëve dhe parave të bankës qendrore

Lady Macbeth në Gjermani, rol sfidues për karrierën time

Postuar në 14 Mars, 2023 12:20

 

Zelenskiy, si me "prroçkat" e historisë së Ballkanit: Emri Rusi duhet të ndryshojë

Postuar në 13 Mars, 2023 19:05

Rusia është emër shumë europian, i vjedhur madje nga Kievi, ndaj ajo duhet të riquhet Moskovi.  Në media po qarkullon një peticion për këtë çështje, i cili rimerret në mediat perëndimore për t’i dhënë zë një ideje që nuk dihet ku qëndron veçse në logjikën e atyre që i fryjnë vetëm zjarrit.

Mediat shkruajnë se “presidenti Zelenskiy është i interesuar mbi këtë ide”, diçka që marketohet sikur kjo të jetë thënë në kuatrinat e Nostradamusit, apo në ndonjë ungjill apokrif.

Duhem, por se për çfarë nuk e them

Postuar në 13 Mars, 2023 17:32

Në një përgjigje për MCN Tv, Agjencia për Media dhe Informim e drejtuar nga Endri Fuga dhe ndoshta krijuar për t’i gjetur edhe atij një punë drejtori, financohet me 230 milionë lekë, për të trajtuar problemet e informimit dhe transparencës për vendimet e institucioneve.

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor