Slideri Kryesor

Ky është pazari i Gërdecit. I vërteti

Postuar në 19 Nëntor, 2022 17:38

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me kallaballëkun digjital një hall të madh. Ai nuk po di si t’u shpjegojë të huajve kundërshtimin që po i bëhet në Shqipëri projektit të Portit të Durrësit duke sjellë si shembull ato që i quan pazarllëqe të Gërdecit.

Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!

"Promemorie" për një deklaratë "të vjetër"

Postuar në 18 Nëntor, 2022 22:10

Më 31 mars të këtij viti Top-Channel doli me një deklaratë - akuzë: http://www.respublica.al/2022/04/01/gjobat-e-top-channelvjollca-hoxha-gj...

Sot kjo deklaratë mungon. 

https://top-channel.tv/?p=2092181

Megjithatë tekstin e lexoni këtu: 

Dementia varet nëse lind i varfër apo i pasur

Postuar në 18 Nëntor, 2022 18:54

Një intervistë që merr formën e bisedës, është mënyra më e sigurt, që të nisësh rrëfimin. Sidomos, nëse kundruall teje ndodhet një ndër shkencëtarët më të mirë në botë. Neuroshkencëtari Jorgos Paksinos ka zbuluar dhe emërtuar më shumë zona në trurin e njeriut nga çdokush tjetër në histori (94 bërthama) dhe njeh që çdo gjë, madje edhe ndjenjat, rrjedhin e kontrollohen nga truri.

Ndotësi i TEC-it Vlorë

Postuar në 18 Nëntor, 2022 18:16

Në një takim elektoral apo politik – po çfarë rëndësie ka tashmë – në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka premtuar shumë gjëra. Poshtë hapësirës qiellore ku flututrojnë satelitët kuqezi, po ngrihet një Shqipëri e denjë për shekullin ku jetojmë, me një qeveri e cila madje siç tha z.

Një lajm

Postuar në 18 Nëntor, 2022 13:48

Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare. Për disa muaj, ajo ishte e lidhur me futbollistin r Kombëtares shqiptare, Eros Grezda. Që prej ndarjes me të, publikisht ajo nuk ka dalë me asnjë mashkull tjetër.

Por në disa portale raportohet se ajo është lidhur me një miliarder turk, vend në të cilin ajo udhëton shpesh. Nuk dihet sa është e vërtetë kjo, pasi Oriola nuk ka folur kurrë publikisht për lidhjet e saj.

Raportoi gazeta "Tema"

Tre të dënuar me burgim të përjetshëm për rrëzimin e avionit MH17

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:55

Gjyaktësit hollandezë kanë dënuar tre persona për rolin e tyre në goditjen e avionit të Malaysia Airlines, MH17, i linjës Amsterdam-Kuala Lumpur në vitin 2014. Avioni u rrëzua mbi Ukrainë dhe si pasojë vdiqën 298 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit. Të dënuar për çështjen janë dy rusë dhe një ukrainas; të parët ish-oficerë të shërbimit të zbulimit rus, Igor Girkin, Sergey Dubinsky dhe i dyti, separatisti Leonid Kharchenko.

Trau me hile dhe huri i protestës që duhet 24 orë ngritur

Postuar në 17 Nëntor, 2022 18:33

Në një njoftim të Ministrisë së Turizmit në Facebook sqarohet sot ndër të tjera se:

Bëhet fjalë për një biletë modeste në vlerën 50 lekë, për të rritur shërbimet dhe mirëmbajtur parkun. Kjo biletë do aplikohet vetëm për turistët dhe prej saj përjashtohen banorët e zonës.

Kudo në botë, parqet kombëtare duhen mirëmbajtur në mënyrë të veçantë për shkak të frekuentimit të lartë nga turistët. Ne kemi disa raste në Shqipëri ku kjo praktikë është aplikuar si në Dajt, në Syrin e Kaltër, Kune Vain Lezhë dhe nuk ka pasur asnjë problem.

Shtyhet me 4 muaj marrëveshja e furnizmit me grurë nga Ukraina

Postuar në 17 Nëntor, 2022 13:49

Marrëveshja e furnizimit me grurin ukrainas është shtyrë me 4 muaj. Lajmin e ka bërë të ditur OKB, Turqia dhe Ukraina dhe sipas saj parashikohet  që dërgesat të bëhen përmes tri porteve të Detit të Zi,. Rusia kishte paralajmëruar për braktisjen e marrëveshjes së verës për grurin, por aktualisht me ndërmjetësimin e Turqisë është arritur që linja e furnizmit ushqimor global të mos ndërpritet.

E ndarë

Postuar në 16 Nëntor, 2022 17:20

 

Çfarë po ndodh në SHBA? Në sistemin e vet politik të dominuar nga një polarizim i momentit lidhur me figura si Donald Trump, por edhe me qasje revizioniste apo radikale ndaj historisë. Në një intervistë për ResPublica, Ernest Nasto, njohës dhe studiues i marrëdhënieve politike në SHBA, komenton atë që ndodhi me zgjedhjet e fundit dhe faktin kryesor të jetës publike amerikane: Ndarjen e shoqërisë. Një ndarje që priret jo vetëm të rishikojë aspekte të ndryshme të relacioneve dhe nocioneve të ngulitura, por edhe të destabilizojë një narrativë bazë për vetë SHBA.

Ndasi të thella mes Gjermanisë dhe SHBA për Kinën

Postuar në 16 Nëntor, 2022 15:30

Presidenti amerikan e gjeti fjalën me homologun kinez, Xi Jinping, në takimin e fundit me të cilin u raportua se ishte rënë dakord për rivalitet, por jo konflikt. Një formulë kjo e paqartë në përballjen mes superfuqive. Mirëpo rivaliteti është edhe për Kinën, jo vetëm me Kinën. Në një opionion të publikuar në “Politico”, ish-ambasadori amerikan në NATO, Ivo Dalader, shkruan se SHBA dhe Gjermania po shkojnë drejt konfrontimit për sa i përket relacioneve me Kinën.  

Pages

Subscribe to RSS - Slideri Kryesor